BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Galedi”
  • Galedi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Galedi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Labani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jegar-Sahaduta
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jakobi i çmonte gjërat frymore
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Jakobi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Galedi”

GALEDI

[tog dëshmitar].

Vendi në rajonin malor të Galaadit, në lindje të Jordanit, ku patriarkët Jakob dhe Laban bënë një besëlidhje. (Zn 31:43-48) Emri i mëvonshëm i rajonit, «Galaad», ka të ngjarë që erdhi nga emri «Galed», siç u quajt fillimisht vendi ku ndodhi kjo ngjarje rreth vitit 1761 p.e.s.

Duke iu bindur urdhrit të Perëndisë, Jakobi, pa treguar gjë u largua nga Padan-Arami ku i shërbente Labanit, që ishte edhe ungji, edhe vjehrri i tij. (Zn 28:2) Kaloi lumin Eufrat me gjithë zotërimet, gratë e fëmijët e vet dhe u drejtua për në Kanaan. Pas tri ditësh Labani, i shoqëruar nga «vëllezërit» e tij, iu vu pas për shtatë ditë, derisa e arriti karvanin e Jakobit në malet e Galaadit, në veri të luginës së përroit të Jabokut.​—Zn 31:17-25.

Pasi i zgjidhën mosmarrëveshjet paqësisht, Jakobi dhe Labani bënë një besëlidhje. Për këtë, Jakobi ngriti një gur si shtyllë dhe i udhëzoi ‘vëllezërit’ e tij të bënin një tog me gurë, ndoshta në formë tryeze, mbi të cilin hëngrën vaktin e besëlidhjes. Paskëtaj, nga ai tog mori emrin vendi: Labani e quajti «Jegar-Sahaduta» në gjuhën aramaike (siriane), kurse Jakobi e quajti «Galed», emri përkatës në hebraisht. Labani tha: «Ky tog [heb., gal] është sot dëshmitar [heb., ʽedh] mes meje dhe teje.» (Zn 31:44-48) Togu i gurëve (dhe guri si shtyllë) shërbente si dëshmitar për të gjithë kalimtarët. Siç thuhet në Zn 31 vargun 49, ai ishte «Kulla e Rojës [heb., micpáh]» që dëshmonte se Jakobi dhe Labani kishin rënë dakord të ruanin paqen mes familjeve të tyre dhe brenda secilës familje. (Zn 31:50-53) Më vonë pati raste të tjera të ngjashme që gurët u përdorën si dëshmitarë të heshtur.​—Js 4:4-7; 24:25-27.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo