QYTETI I JERUSALEMIT (DAVIDI-SOLOMONI)
JERUSALEMI i lashtë ishte vendi që zgjodhi Jehovai për të vënë emrin e tij. (2Kr 6:6) Ishte edhe qendra e adhurimit të pastër, edhe selia e qeverisë së Izraelit. Mbretërit që sundonin nga Jerusalemi uleshin «në fronin e Jehovait».—1Kr 29:23.
Mbreti David ua mori jebusitëve qytetin bastion të malit të Sionit dhe e bëri kryeqytetin e vet. Solomoni e zgjeroi qytetin dhe e çoi në kulmin e shkëlqimit, duke ngritur një tempull madhështor dhe një kompleks mbresëlënës ndërtesash qeveritare në malin e Moriahut e në shpatet e tij. Qyteti i Jerusalemit lidhej ngushtë me emrin e Jehovait.
Kjo na ndihmon të kuptojmë pse Jerusalemi zë vend kaq të rëndësishëm në profecitë biblike. Ai është simbol i përshtatshëm i pjesës qiellore të organizatës së Jehovait dhe i Mbretërisë së tij mesianike të drejtuar nga Jezu Krishti.
Numrat në hartë në botimin e shtypur
(1) Tempulli.
(2) Oborri i Madh.
(3) Portiku i Fronit.
(4) Portiku i Shtyllave.
(5) Shtëpia e Pyllit të Libanit.
(6) Pallati i Solomonit.
(7) Shtëpia e Bijës së Faraonit.
(8) Shkallë për në oborrin e tempullit.
(9) Pallati i Davidit.
(10) Tenda e Arkës.
(11) Porta e Ujërave.
(12) Porta e Burimit.
(13) Porta Perëndimore.
(14) Porta e Deleve.
(15) Porta e Kontrollit.
(16) Porta e Kuajve.