BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Elishahu”
  • Elishahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Elishahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Javani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Një histori e shkurtër për purpurin
    Zgjohuni!—2005
  • Greqia, grekët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jehovai përul krenarinë e Tirit
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Elishahu”

ELISHAHU

Bir i Javanit dhe kreu i një familjeje nga erdhi «popullsia e ishujve të kombeve, që u përhap». (Zn 10:4, 5; 1Kr 1:7) I vetmi rast kur përmendet sërish në Bibël është kënga e përvajshme e shpallur kundër Tirit, ku emri i Elishahut shfaqet si emri i një vendi a rajoni që bënte tregti me Tirin. Tiri paraqitet si një anije simbolike e pajisur nga shumë kombe, ndër të cilat edhe «ishujt e Elishahut», që kishin siguruar ‘fillin blu dhe leshin e ngjyer në të kuqe të purpurt’ për të endur mbulesën në kuvertën e anijes (mbase një lloj tende mbrojtëse nga dielli dhe shiu).​—Ezk 27:1-7.

Jozefi, historian jude i shekullit të parë, e përdorte emrin Halisas (Elishah) për halisenët (eolët), një prej degëve nga e kanë zanafillën grekët. (Antikitete judaike, I, 127 [vi, 1]) Në kohën e Ezekielit, emri Eoli përdorej vetëm për një pjesë të brigjeve perëndimore të Azisë së Vogël. Një ngjashmëri me emrin Elishah vërehet në emrin e krahinës Elis, që ndodhet në bregun veriperëndimor të Peloponezit (gadishulli në jug të Greqisë). Dihet se grekët ngritën koloni edhe në jug të Italisë e në ishullin e Sicilisë dhe, ndërsa komenton rreth Ezekielit 27:7, Targumi aramaik e quan Elishahun «provinca e Italisë». Çdonjëri nga këto vende do të përputhej me përshkrimin e Ezekielit, në kuptimin që ishin rajone ku prodhohej boja e purpurt aq e çmuar, por për lidhjen e tyre me Elishahun nuk mund të thuhet asgjë e sigurt, me përjashtim të faktit që dëshmitë të drejtojnë më tepër nga Greqia, sesa nga Afrika Veriore ose Qiproja. Gjithashtu është e arsyeshme të supozohet që pasardhësit e Elishahut të mos kenë qëndruar gjithnjë në një vend, por në rrjedhën e shekujve rajoni ku banonin të ketë ndryshuar a të jetë zgjeruar, e kështu emri Elishah në periudha të ndryshme mund të jetë përdorur për zona të ndryshme.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo