BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Eliezeri”
  • Eliezeri

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Eliezeri
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Duke gjetur një grua për Isakun
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Fuqia e lutjes
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Rebeka ishte gati ta kënaqte Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Rebeka donte ta kënaqte Jehovain
    Mësoji fëmijët
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Eliezeri”

ELIEZERI

[Perëndia im është ndihmë].

1. Një burrë nga Damasku dhe me sa duket trashëgimtar i Abrahamit derisa lindi fëmijë. Abrahami e quajti «shërbëtor i shtëpisë sime». (Zn 15:2, 3) Në gjuhën origjinale, fjala për «shërbëtor» është «bir» dhe zbulimet arkeologjike, si pllakat e Nuzit, ndihmojnë për të kuptuar pse Abrahami e quante Eliezerin trashëgimtarin e tij. Shpesh, çiftet pa fëmijë birësonin një djalë që të kujdesej për ta në moshë të shkuar dhe, kur të vdisnin, të merrej me varrimin e tyre. Më pas, ai trashëgonte gjithçka që linin ata. Megjithatë, birësimi bëhej me kusht që, nëse çiftit i lindte një djalë, ky i fundit bëhej trashëgimtari kryesor.

Ka të ngjarë që Eliezeri të ishte ai që përmendej si shërbëtori më i moshuar që administronte shtëpinë dhe që Abrahami e dërgoi në shtëpinë e Nahorit në veri të Mesopotamisë që të gjente një grua për Isakun. Njësoj si Abrahami, zotëria i tij, Eliezeri i kërkoi udhëheqje Jehovait dhe e dalloi drejtimin e Tij.​—Zn 24:2, 4, 12-14, 56.

2. Më i vogli nga dy djemtë e Moisiut. Moisiu i vuri këtë emër, sepse Perëndia e kishte ndihmuar duke e çliruar nga shpata e faraonit. (Da 18:4) Eliezeri pati vetëm një bir, Rehabjahun, nga i cili erdhën shumë pasardhës. Në kohën e Davidit, njëri prej tyre, Shelomoti, bashkë me vëllezërit e tij, u caktua të mbikëqyrte çdo gjë të shenjtëruar.​—1Kr 23:17; 26:25, 26, 28.

3. Biri i Bekerit dhe pasardhës i Beniaminit.​—1Kr 7:6, 8.

4. Njëri nga shtatë priftërinjtë që u binin fort trumbetave para arkës së Jehovait, kur Davidi e solli nga shtëpia e Obed-Edomit në Jerusalem.​—1Kr 15:24.

5. Biri i Zikrit dhe kreu i fisit të Rubenit gjatë mbretërimit të Davidit.​—1Kr 27:16.

6. Biri i Dodavahut nga Maresha; profet që paratha se Jehovai do të prishte punën që kishte bërë mbreti Jehozafat, i cili ishte lidhur me mbretin e lig Ahaziah për të ndërtuar anije.​—2Kr 20:35-37; 1Mb 22:48.

7. Një nga krerët e të mërguarve që u kthyen në Jerusalem me Ezdrën.​—Ezd 8:16.

8. Një prift nga ‘bijtë e Jeshuas’, mes atyre që iu bindën këshillës së Ezdrës dhe premtuan t’i largonin gratë e huaja.​—Ezd 10:18, 19.

9. Një levit mes atyre që larguan gratë e huaja siç i këshilloi Ezdra.​—Ezd 10:23, 44.

10. Një pasardhës i Harimit mes atyre që ndoqën këshillën e Ezdrës për të larguar gratë e huaja.​—Ezd 10:31, 44.

11. Një paraardhës i Marisë, nënës së Jezuit.​—Lu 3:29.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo