BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Eliabi”
  • Eliabi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Eliabi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • «Jehovai sheh zemrën»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Heloni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Elieli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Nemueli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Eliabi”

ELIABI

[Perëndia im është Atë].

1. Bir i Helonit nga fisi i Zabulonit; një nga 12 prijësit që Jehovai caktoi për të ndihmuar Moisiun dhe Aaronin në numërimin e bijve të Izraelit për shërbimin ushtarak. (Nu 1:1-4, 9, 16) Eliabi drejtonte ushtrinë e fisit të tij, që bënte pjesë në ndarjen trifisëshe të kampit të Judës. (Nu 2:3, 7; 10:14-16) Përveçse mori pjesë në grupin e prijësve që paraqiti një blatim pas ngritjes së tabernakullit, ditën e tretë Eliabi ofroi edhe vetë një blatim për përurimin e altarit.​—Nu 7:1-3, 10, 11, 24-29.

2. Bir i Paluit nga fisi i Rubenit; i ati i Nemuelit. Datani dhe Abirami, bijtë e tjerë të Eliabit, mbështetën Korahun kur u rebelua kundër Moisiut. Ata dhe familjet e tyre vdiqën kur, me anë të një mrekullie, Jehovai bëri që toka të hapte gojën dhe t’i përpinte.​—Nu 16:1, 12; 26:8-10; Lp 11:6.

3. Levit nga familja e kehathitëve dhe paraardhës i profetit Samuel. (1Kr 6:22, 27, 28, 33, 34) Te 1 Kronikave 6:34 ai quhet Eliel dhe te 1 Samuelit 1:1 quhet Elih.

4. I parëlinduri i Jeseut, babait të Davidit. (1Sa 17:13; 1Kr 2:13) Pamja dhe shtati i Eliabit i bënë aq përshtypje Samuelit, sa mendoi se Jehovai kishte zgjedhur atë si mbret. Megjithatë, Jehovai e kishte hedhur poshtë Eliabin dhe kishte zgjedhur Davidin.​—1Sa 16:6-12.

Eliabi, Abinadabi dhe Shamahu, tre djemtë më të mëdhenj të Jeseut, bënin pjesë në ushtrinë e Saulit, kur Goliadi, kampioni i filistinëve, sfidoi burrat e Izraelit. Pak para se Goliadi të dilte nga radhët e forcave filistine për të sfiduar Izraelin, Davidi, i dërguar nga i ati, mbërriti në kamp me ushqime për tre vëllezërit e tij. Atje filloi të pyeste luftëtarët e Izraelit se cili do të ishte shpërblimi për atë që do të vriste Goliadin. Kur e dëgjoi, i zemëruar në kulm, Eliabi iu shfry Davidit, duke lënë të nënkuptohej se e kishte lënë pas dore detyrën e tij si bari dhe e akuzoi se ishte arrogant e me zemër të ligë. (Ky tregim që flet për porosinë që duhej të kryente Davidi dhe për zemërimin e Eliabit nuk përmendet në Dorëshkrimin Vatikan nr. 1209.)—1Sa 17:13, 17, 26-28.

Shumë kohë më vonë, Jeremoti, i biri i Davidit, duket se u martua me Abihailën, vajzën e Eliabit.​—2Kr 11:18.

5. Një gadit që u bashkua me Davidin kur ky ende nuk mund të lëvizte lirisht për shkak të mbretit Saul. Gaditët përshkruheshin si «burra trima e të fuqishëm», ku më i vogli ishte sa njëqind dhe më i madhi sa një mijë.​—1Kr 12:1, 8, 9, 14.

6. Muzikant levit nga ndarja e dytë, i cili ishte në grupin që shoqëroi me muzikë Arkën e Jehovait kur mbreti David e transferoi nga shtëpia e Obed-Edomit në Jerusalem.​—1Kr 15:18, 20, 25; 16:5.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo