BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Lugina e përroit të Egjiptit”
  • Lugina e përroit të Egjiptit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Lugina e përroit të Egjiptit
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Lumi i Egjiptit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Shihori
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Lugina e përroit të Plepave
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Lugina e përroit të Zeredit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Lugina e përroit të Egjiptit”

LUGINA E PËRROIT TË EGJIPTIT

Vad i gjatë (ose grykë) që shënonte kufirin jugperëndimor që vendosi Perëndia për Tokën e Premtuar, pra për «vendin e Kanaanit». (Nu 34:2, 5; 1Mb 8:65; Is 27:12) Ndonëse kjo luginë përroi në të vërtetë nuk ndodhej në Egjipt, territori i atij kombi me sa duket shtrihej deri atje, të paktën në disa periudha. (2Mb 24:7) Edhe në vegimin e Ezekielit, «lugina e përroit të Egjiptit» përmendet si një nga kufijtë e Izraelit.​—Ezk 47:19; 48:28.

Zakonisht luginën e përroit të Egjiptit e lidhin me Vadi-el-ʽArishin, që zë fill mbi 200 km në brendësi të gadishullit të Sinait, afër Jebel-et-Tihut. Ai shkon drejt veriut derisa arrin detin Mesdhe në qytetin e El ʽArishit (Rinokolurës), rreth 150 km në lindje të Port-Saidit. Gjatë verës nuk është veçse një shtrat i thatë. Mirëpo në stinën e shirave, kur në Vadi-el-ʽArish derdhen degë të shumta, lumi fryhet nga ujërat dhe vërshon brigjeve e madje shkul me rrënjë pemë dhe i merr para në rrjedhën e tij të rrëmbyer. Kjo mund të shpjegojë pse quhet «lumi i Egjiptit» te Zanafilla 15:18, ku jepen kufijtë e Tokës së Premtuar.​—Megjithatë, shih SHIHORI.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo