BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Edrei”
  • Edrei

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Edrei
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Ogu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ashtaroti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Bashani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Salekahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Edrei”

EDREI

1. Qytet mbretëror i Ogut, mbretit të Bashanit. (Js 12:4; 13:12) Pasi mundën amoritin Sihon, forcat izraelite të udhëhequra nga Moisiu «u ngjitën», domethënë marshuan drejt veriut, derisa u ndeshën me ushtrinë e Ogut në «betejën që u bë në Edrei», ku duhet të ketë qenë kufiri jugor i Bashanit. Edhe pse Ogu ishte i fundit i refaimëve gjigantë dhe duhet të jetë paraqitur me forca ushtarake të tmerrshme, izraelitët, të udhëzuar nga Jehovai që të tregoheshin sypatrembur, e fshinë nga faqja e dheut Ogun, bijtë dhe popullin e tij, e ua morën territorin. (Nu 21:33-35; Lp 3:1-10) Më vonë, qyteti iu dha Manaseut si pjesë e trashëgimisë së tij. (Js 13:31) Në përgjithësi, Edrein e lidhin me qytetin e sotëm të Derʽës rreth 50 km në lindje-juglindje të skajit jugor të detit të Galilesë, pranë Jarmukut. Rrënojat e atjeshme përfshijnë një qytet nëntokësor të nxjerrë në dritë vetëm pjesërisht. Është skalitur në shkëmb dhe gjendet nën nivelin e tokës.

2. Qytet i fortifikuar i Neftalit. (Js 19:32, 35, 37) E lidhin me Tell-Hureibehun e sotëm, afro 7 km në veri-veriperëndim të Hazorit.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo