BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Ederi”
  • Ederi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ederi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Jakobi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Aradi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Bilhaja
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Tel-Aradi dëshmon në heshtje
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Ederi”

EDERI

1. Pasardhës i Beriahut nga fisi i Beniaminit që banoi në Jerusalem.​—1Kr 8:1, 15, 16, 28.

2. Pasardhës i Mushit nga familja levite e Merarit, të cilit iu caktua një detyrë shërbimi në kohën e Davidit.​—1Kr 23:21, 23-25; 24:30.

3. Qytet në jug të Judës. (Js 15:21) Meqë në hebraisht bashkëtingëlloret e emrit Eder, po të këmbejnë vendet, janë njësoj me ato të emrit hebraik Arad, dhe meqë në këtë varg Septuaginta (Dorëshkrimi Vatikan nr. 1209) thotë «Ara» në vend të «Ederi», shumica e studiuesve mendojnë se Ederi është Aradi (Tel-ʽAradi), që ndodkhet rreth 28 km në lindje të Beer-Shebës.

4. [Kope.] Kullë pranë së cilës Jakobi (Izraeli) ngriti tendën njëfarë kohe pas vdekjes së Rakelës. Edhe pse vendndodhja nuk dihet me saktësi, duhet të ketë qenë diku mes Betlehemit dhe Hebronit. Emri Eder tregon se u shërbente barinjve si strehë dhe si kullë roje prej nga mund të vëzhgonin kopetë. (Zn 35:19, 21, 27) Kur Jakobi banonte atje në tenda, biri i tij Rubeni ‘e përdhosi shtratin e Jakobit’, pasi kreu marrëdhënie me Bilhanë, konkubinën e Jakobit.​—Zn 35:22; 49:3, 4.

E njëjta shprehje hebraike që këtu përkthehet «kulla e Ederit» (miĝdal-ʽédher), te Mikea (4:8) përdoret për ‘kullën e kopesë’. Kjo shprehje ndoshta lidhet me emrin e vendit ku fushoi Jakobi dhe përdoret në lidhje me rivendosjen e popullit «që çalonte», popullit të Jehovait. (Mi 4:7) Pas rivendosjes së «Sionit», mbi ta do të vigjilohej si nga një «kullë» vrojtimi, kështu që do të ishin të mbrojtur nga rreziqe të mëtejshme. Ky ilustrim është në harmoni me krahasime të tjera në profecinë e Mikesë; atje Mesia përshkruhet si një bari që ‘kullot’ kopenë (Mi 5:2-4) dhe populli i Jehovait si ‘kopeja e trashëgimisë [së Perëndisë]’.​—Mi 7:14.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo