BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Dumai”
  • Dumai

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dumai
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Arabi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • “«Ra Babilonia!»!”
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
  • Ismaelitët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Seiri
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Dumai”

DUMAI

1. Një nga 12 bijtë e Ismaelit; renditet i gjashti. Pas martesës të së motrës, Mahalatës, Dumai u bë kunat i Esaut, kushëririt të vet. Ai u bë edhe prijës i një klani ose kombi, në përmbushje të premtimit që i kishte bërë Jehovai Abrahamit.​—Zn 17:20; 25:14-16; 28:9; 1Kr 1:30.

Me sa duket, nga ismaeliti Duma e mori emrin një rajon në Arabinë Veriore, pak a shumë në gjysmë të rrugës mes Tokës së Premtuar dhe Babilonisë Jugore. Emri i tij u ruajt në emrin e oazës Dumat-al-Gandal (sot Al Jauf). Mbreti asirian Senakerib përmend një Adumatu që «ndodhej në shkretëtirë». Esar-Hadoni thotë se i ati, Senakeribi, pushtoi një vend të quajtur Adumu.

2. Një nga qytetet që iu dhanë fisit të Judës pasi Josiu pushtoi vendin. (Js 15:52) Ndodhej në rajonin malor dhe mendohet se ishte Kirbet-Domeh-ed-Deiri (Dumai) i sotëm, afro 15 km në jugperëndim të Hebronit.

3. Tek Isaia 21:11 bëhet një shpallje kundër «Dumait». Mirëpo, fill pas kësaj përmendet «Seiri», çka mund të tregojë se ai mesazh drejtohet kundër Edomit. (Zn 32:3) Në Septuagintën greke, tek Isaia 21:11 nuk thuhet «Dumai», por «Idumea» (vendi i edomitëve).

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo