BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Bija, vajza”
  • Bija, vajza

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bija, vajza
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • 3A «Shpirti»​—Krijesë e gjallë, njeri ose kafshë; jetë si person me intelekt; përdorime të tjera
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
  • Fëmija
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ati, babai
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Martesa
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Bija, vajza”

BIJA, VAJZA

Fëmijë femër; në hebraisht bath dhe në greqisht thigáter. (Zn 5:4; Mt 14:6; Ve 21:9) Në kohët biblike, lindja e një vajze nuk ishte një rast aq i rëndësishëm sa lindja e një djali; vajzat nderoheshin më pak se djemtë dhe shpesh emrat e tyre nuk regjistroheshin. (1Kr 2:34, 35) Gjithsesi, pothuajse të gjithë prindërit i donin vajzat dhe i mbronin interesat e tyre. Për shembull, Jezui shëroi vajzën e një gruaje fenikase dhe ringjalli vajzën e Jairit, kur këta prindër të hidhëruar iu lutën.​—Mt 15:22-28; Lu 8:41, 42, 49-56.

Në shoqërinë patriarkale, vajzat kishin disa të drejta, përgjegjësi, si dhe kufizime. Atyre u caktoheshin punë shtëpie të ndryshme. Bijat e priftërinjve hanin nga pjesët e flijimeve që u takonin priftërinjve. (Zn 24:16, 19, 20; 29:6-9; Le 10:14) Vajza ishte pronë e të atit derisa ai ta martonte (Js 15:16, 17; 1Sa 18:17, 19, 27) dhe si e tillë ajo mund të lihej peng ose të shitej si skllave, por jo një të huaji. (Da 21:7-10; Ne 5:2-5) Për sa kohë të ishte e pamartuar, i ati mund të anulonte zotimet e saj. (Nu 30:3-5) Babai s’kishte të drejtë ta bënte vajzën prostitutë dhe, nëse e përdhunonin, ai mund të kërkonte dëmshpërblim. (Da 22:16, 17; Le 19:29; Lp 22:28, 29) Në disa raste, etërit nxorën vajzat e tyre virgjëresha para turmave të zvetënuara që të mbronin mysafirët. (Zn 19:6-8; Gjy 19:22-24) Disa herë, vajzat morën trashëgimi bashkë me vëllezërit e tyre, kurse bijat e Zelofehadit, që vdiq pa pasur djem, morën gjithë trashëgiminë e paraardhësve të tyre, por u desh që të martoheshin me bijtë e Manaseut që trashëgimia të mbetej brenda fisit. (Nu 36:1-12; Js 15:19; Jb 42:15) Nëse vajza mbetej e ve ose divorcohej, mund të kthehej përsëri në shtëpinë e të atit.​—Zn 38:11; Le 22:13.

A tregon gjithnjë termi një pasardhëse të drejtpërdrejtë?

Termi «vajzë» ose «bijë» u referohej edhe të afërmeve që nuk ishin pasardhëse të drejtpërdrejta. Për shembull, në disa rrethana termi përdorej për motrën (Zn 34:8, 17), vajzën e adoptuar (Es 2:7, 15), nuset ose të rejat (Gjy 12:9; Ru 1:11-13), mbesën (1Mb 15:2, 10, ku fjala hebraike për vajzë, bath, është përkthyer mbesë në BR; shih 2Kr 13:1, 2) dhe për një pasardhëse.​—Zn 27:46; Lu 1:5; 13:16.

Përveç lidhjeve farefisnore, termi «vajzë» ose «bijë» përdorej edhe për gratë në përgjithësi (Zn 6:2, 4; 30:13, Kris; Pr 31:29); gratë e një vendi, populli a qyteti të veçantë (Zn 24:37; Gjy 11:40; 21:21) dhe për adhurueset e perëndive të rreme (Ma 2:11). Një person me autoritet ose me moshë më të madhe, me këtë term thërriste me mirëdashje një grua më të re. (Ru 3:10, 11; Mr 5:34) Forma të fjalës bath janë përdorur edhe për «degët» e pemës (Zn 49:22) ose për «fshatrat» e një qyteti të madh. (Nu 21:25; Js 17:11; Jr 49:2) Sipas kuptimeve të tij të ndryshme, termi «vajzë» ose «bijë» shfaqet mbi 600 herë në Bibël.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo