BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Kinereti”
  • Kinereti

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kinereti
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Arabahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Eja të vizitosh Detin e Galilesë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • A7-D Ngjarje kryesore nga jeta e Jezuit në tokë—Shërbimi i jashtëzakonshëm i Jezuit në Galile (Pjesa 2)
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • Studimi numër 1​—Një vizitë në Tokën e Premtuar
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Kinereti”

KINERETI

1. Qytet i fortifikuar i Neftalit. (Js 19:32, 35) Sot mendohet se vendndodhja e tij ishte Kirbet-el-ʽOreimehu (Tel-Kineroti), që gjendet mbi një kodrinë më se 3 km në jugperëndim të Kapernaumit, prej nga shihet pjesa veriperëndimore e detit të Galilesë. Kinereti përmendet në muret e tempullit të Karnakit në Tebë, Egjipt, në listën e qyteteve kananite të pushtuara nga Tutmesi III (që, sipas historianëve, mbretëroi në shekullin e 16-të p.e.s.).

2. Krahinë a rajon në Izrael që e sulmoi Ben-Hadadi I, mbreti i Sirisë, me nxitjen e Asës, mbretit të Judës. (rr. 962 p.e.s.) (1Mb 15:20; krahaso 2Kr 16:4.) Në përgjithësi mendohet se shprehja ‘gjithë Kinereti’ i referohet rrafshinës pjellore të Genesaretit.

3. Emri i hershëm i detit të Galilesë. (Nu 34:11) Duke e lidhur këtë emër me fjalën hebraike për «harpë» (kinnóhr), disa hedhin idenë se liqeni u quajt kështu për shkak të formës si harpë. Emrat deti i Galilesë dhe deti i Tiberiadës, si edhe Genesaret, që ndoshta ishte forma greke e emrit, u përdorën në kohën kur ishte në tokë Jezui.​—Lu 5:1; Gjo 6:1.

Përveç faktit që u përfshi në kufijtë e Tokës së Premtuar (Nu 34:11), ky liqen bënte pjesë në kufirin perëndimor të mbretërisë amorite të Ogut dhe, pas pushtimit izraelit, ishte pjesë e kufirit perëndimor të fisit të Gadit. (Lp 3:16, 17; Js 13:24-27) Siç duket, me shprehjen «rrafshinat e shkreta [heb., ʽaraváh] në jug të Kineretit» (Js 11:2) nënkuptohet pjesa e luginës së Jordanit që shtrihet në jug të detit të Galilesë dhe quhet Gor.​—Shih DETI I GALILESË.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo