KALNOJA
Qytet i përmendur në profecinë e Isaisë, ku tregohet se asirianët mburreshin për pushtimet e tyre dhe pretendonin se ishte e kotë të orvateshe t’i bëje ballë fuqisë së tyre. (Is 10:5, 9-11) Shumica e studiuesve mendojnë se Kalno është një formë tjetër e emrit Kalneh. (Am 6:2) Kalnoja përmendet bashkë me Karkemishin, e kjo përputhet me idenë se Kalnehu ishte Kullani i dokumenteve asiriane, që ndodhej mes Karkemishit dhe Halebit. Kullanin e pushtoi Tiglath-Pileseri III, bashkëkohës i mbretit Menahem të Izraelit.