BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Kalebi”
  • Kalebi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kalebi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • I qëndroi besnik Perëndisë së tij
    Ec me Perëndinë plot guxim
  • Otnieli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Aksa
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Dymbëdhjetë vëzhguesit
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Kalebi”

KALEBI

[qen].

1. Biri i Hezronit, vëllai i Jerahmelit dhe stërnipi i Judës e i Tamarës (1Kr 2:3-5, 18); është quajtur edhe Kelubai (1Kr 2:9). Një nga pasardhësit e tij ishte Bezaleli, mjeshtri i aftë të cilit iu besua mbikëqyrja e ndërtimit të tabernakullit. (1Kr 2:19, 20; Da 35:30) Me sa duket Kalebi nr. 2, për të cilin flitet më poshtë, ishte pasardhës i tij.

2. Biri i kenizitit Jefuneh nga fisi i Judës, xhaxhai i Otnielit dhe ka të ngjarë pasardhës i nr. 1. (Nu 32:12; Js 15:17; 1Kr 4:13, 15; shih OTNIELI.) Ishte një nga 12 zbuluesit që dërgoi Moisiu të shikonin paraprakisht për 40 ditë vendin e Kanaanit; në atë kohë Kalebi ishte 40 vjeç. Kur u kthyen, ai bashkë me Josiun dolën kundër mendimit të gjithë të tjerëve dhe u shprehën me fjalë të mira për vendin. Ata thanë: «Ejani të ngjitemi menjëherë dhe keni për të parë po s’e shtimë në dorë.» (Nu 13:6, 30; 14:6-9) Meqenëse ‘iu bind në çdo gjë Jehovait, Perëndisë së tij’, Kalebi ishte i vetmi i rritur i atij brezi, përveç Josiut dhe disa levitëve, që hyri në Tokën e Premtuar në vitin 1473 p.e.s. Gjashtë vjet më vonë, tashmë në moshën 85-vjeçare, Kalebi tha: «Ja pra, Jehovai, si premtoi, më ka ruajtur gjallë këta dyzet e pesë vjet, qysh kur Jehovai i bëri këtë premtim Moisiut, në kohën kur Izraeli endej nëpër shkretëtirë; dhe ja tek jam sot tetëdhjetë e pesë vjeç. Megjithatë, sot jam po aq i fortë, sa ditën kur Moisiu më nisi për atje. Fuqinë që kisha atëherë kam edhe tani për të shkuar e për t’u kthyer nga lufta.»​—Js 14:6-11.

Qyteti i Hebronit (bastioni i quajtur Kiriat-Arbë që ishte në dorë të anakimëve me shtat gjigant) me territorin përreth, duke përfshirë edhe qytetin fqinj të Debirit, iu caktua si pronë Kalebit. Te 1 Samuelit 30:13, 14, që flet për amalekitët që mësynë «në jug të Kalebit», me sa duket nuk bëhet fjalë për një qytet me këtë emër, por për territorin që i ishte caktuar Kalebit dhe që thirrej me emrin e tij; pra, mësymja u krye ‘në jug të territorit të Kalebit’.

Kur mori trashëgiminë e tij, Kalebi tha: «Atij që sulmon Kiriat-Seferin [që quhet edhe Debir] dhe e merr, unë do t’i jap për grua time bijë, Aksën.» Otnieli, nipi i tij (gjykatësi i parë në Izrael pas vdekjes së Josiut), e shtiu në dorë qytetin dhe fitoi çmimin e premtuar. Më pas, Kalebi i dha si dhuratë martese së bijës, me kërkesë të saj, Gulotin e Sipërm dhe Gulotin e Poshtëm, përveç ‘një cope toke në jug’.​—Js 15:13-19; Gjy 1:11-15; 3:9-11.

Aksa përmendet si e bija e «Kalebit, vëllait të Jerahmelit» (nr. 1 më lart) që jetoi rreth një shekull e gjysmë para ‘Kalebit, birit të Jefunehut’. (1Kr 2:42, 49) Disa komentues thonë se ka pasur vetëm një Kaleb. Mirëpo hendeku i madh kohor mes Hezronit, nipit të Judës, dhe vendosjes me banim në Kanaan e përjashton këtë hipotezë. Të tjerë thonë se të dy Kalebët duhet të kenë pasur vajza me të njëjtin emër. Megjithatë, gratë janë përmendur nëpër gjenealogji, vetëm kur kanë pasur një rol të spikatshëm në historinë e popullit të Perëndisë. Atëherë, përderisa ka ekzistuar vetëm një Aksa që ka bërë emër, ajo duhet të ketë qenë e bija e Kalebit të dytë, birit të Jefunehut. Të tjerë komentues, edhe pse nuk mbështeten në asnjë tekst të pranuar si autoritet, e heqin nga vargu (1Kr 2:49) këtë frazë për Aksën, duke e konsideruar si një shtesë të vendosur nga skribi në vendin e gabuar. Sidoqoftë, është më logjike të mendojmë se shkrimtari i origjinalit e ka përfshirë qëllimisht në vargun 49 këtë informacion të shfaqur befas, duke e përdorur fjalën «bija» në kuptimin e saj më të gjerë, domethënë të pasardhëses, për të tërhequr vëmendjen te fakti që Aksa nuk ishte vetëm e bija e Kalebit, birit të Jefunehut, por edhe pasardhëse e drejtpërdrejtë e Kalebit, birit të Hezronit.

Një nga pasardhësit e Kalebit ishte edhe Nabali.—1Sa 25:3.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo