BOZEZI
Një nga dy shkëmbinjtë ose shkrepat në formë dhëmbi të përmendur te 1 Samuelit 14:4-14 kur flitet për fitoren e Jonatanit kundër filistinëve. Teksa po kërkonte një rrugëkalim që të sulmonte pararojën filistine, Jonatani pa dy shkrepa, njëri në veri përballë Mikmashit (ku kishin fushuar filistinët), tjetri në jug përballë Gebës. (1Sa 13:16; 14:5) Mes këtyre dy qyteteve, Vadi-Suveiniti (Nahal-Mikhmasi) zbret drejt Jordanit dhe diku në lindje të tyre kthehet në një grykë të thellë me faqe shkëmbore të thikta. Mendohet se dy shkrepat ndodheshin atje ku vadi merr një kthesë të fortë, por vendndodhja e saktë është objekt hipotezash.