BOKIMI
[qaramanë].
Vend ku engjëlli i Jehovait i qortoi izraelitët se kishin shpërfillur paralajmërimin e Jehovait që të mos lidheshin me banorët paganë të vendit. Iu vu ai emër ngaqë pas kësaj populli zuri të qante. (Gjy 2:1-5) Vendndodhja nuk dihet, por shprehja «u ngjit nga Gilgali në Bokim» tregon se ndodhej në perëndim të Gilgalit, i cili gjendej në luginën e Jordanit.