BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Boazi”
  • Boazi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Boazi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Rutha
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Martesa në dukje e pamundur e Boazit dhe e Ruthës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Përmbajtja e Ruthës
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • Libri biblik numër 8​—Rutha
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Boazi”

BOAZI

[ndoshta: në forcë].

1. Pronar toke «shumë i pasur» në Betlehem të Judës, që jetoi rreth shekullit të 14-të p.e.s. (Ru 2:1) Boazi ishte biri i Salmës (Salmonit) dhe i Rahabës, si dhe i ati i Obedit. (Mt 1:5) Ai ishte një nga paraardhësit e Mesisë, i shtati në gjenealogjinë e Judës. (1Kr 2:3-11; Lu 3:32, 33) Libri i Ruthës tregon si ndodhi kjo kthesë e pazakontë e ngjarjeve që i dha mundësi Boazit të bënte pjesë në gjenealogjinë e Jezuit.

Boazi kishte një të afërm të ngushtë që quhej Elimelek, i cili vdiq bashkë me dy bijtë e tij pa lënë pasardhës meshkuj. Njëra nga dy vejushat e dy djemve të tij, Rutha, qëndroi me Naomin, të venë e Elimelekut. Ishte koha e korrjes dhe Rutha, «rastësisht», po mblidhte kallëzat e mbetura pas korrësve në arën e Boazit. (Ru 2:3) Boazi ishte një jude besnik, adhurues i devotshëm i Jehovait. Ai jo vetëm i përshëndeste korrësit me fjalët: «Jehovai qoftë me ju!», por, pasi pa besnikërinë e Ruthës kundrejt Naomit, i tha: «Jehovai të shpërbleftë për këtë që bëre! Marrsh një pagë të përsosur nga Jehovai!» (Ru 2:4, 12) Kur Rutha ia tregoi këto vjehrrës, Naomi thirri: «Ai qoftë bekuar nga Jehovai! . . . Ai është një nga riblerësit tanë.» (Ru 2:20) Veç kësaj, pasi mbaroi korrja, Naomi i shpjegoi Ruthës si ta drejtonte vëmendjen e tij te kjo çështje duke ndjekur zakonin. Tek flinte në lëmin e tij, Boazi u zgjua dhe gjeti Ruthën të shtrirë te këmbët e tij të zbuluara; ajo i kërkoi të riblente pronën e Elimelekut dhe të bënte detyrën që i takonte kunatit. (Shih DETYRA QË I TAKON KUNATIT.) Rutha do të zinte vendin e Naomit, e cila e kishte kaluar moshën për të lindur fëmijë. Pa humbur kohë, të nesërmen në mëngjes, Boazi thirri një të afërm tjetër më të ngushtë, të cilin Bibla e quan ‘filani’, por ai nuk pranoi ta përmbushte këtë rregullim të vendosur nga Perëndia. Kurse Boazi u tregua i gatshëm ta bënte dhe, me bekimin e njerëzve të qytetit, e mori Ruthën për grua. Ajo i lindi një djalë të cilit ia vunë emrin Obed, dhe ky ishte gjyshi i mbretit David.​—Ru 3:1–4:17.

Gjatë gjithë tregimit, që nga përshëndetja e parë dashamirëse që u dha punëtorëve e deri kur pranoi përgjegjësinë për të ruajtur emrin e familjes së Elimelekut, vërehet se Boazi ishte një njeri i admirueshëm; ishte njeri me iniciativë dhe me autoritet, por njëherazi me mjaft vetëkontroll, besim dhe integritet; ai ishte bujar, mirëdashës, i ndershëm dhe plotësisht i bindur ndaj urdhërimeve të Jehovait në të gjitha fushat.

2. Një nga dy shtyllat e mëdha prej bakri që ngriheshin para portikut të tempullit të lavdishëm të Solomonit; pikërisht ajo që ishte më në veri. Shtylla më në jug quhej Jakin që do të thotë «[Jehovai] bëftë të patundur». Kështu, duke qenë me fytyrë nga lindja, po t’i shihje të dyja shtyllat bashkë dhe të lexoje nga e djathta në të majtë, do të dilte shprehja: ‘[Jehovai] e bëftë të patundur [tempullin] në forcë.’ ​—1Mb 7:15-21; shih KAPITELI.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo