BILHAJA
1. Një nga shërbyeset e shtëpisë së Labanit, të cilën ai ia dha me vete së bijës, Rakelës, që të ishte shërbyesja e saj kur u martua me Jakobin. (Zn 29:29) Kjo ndodhi në Padan-Aram, qytet që gjendej në rrafshnaltën veriore të Mesopotamisë. Me kalimin e kohës doli se Rakela nuk lindte, kështu ajo i dha Jakobit Bilhanë si grua dytësore, që të bëhej me fëmijë nëpërmjet shërbyeses së saj, siç kishte bërë Sara. (Zn 16:2) Në këtë mënyrë, Bilhaja pati privilegjin të lindte dy djem, Danin dhe Neftalin, pasardhësit e të cilëve formuan 2 nga 12 fiset e Izraelit. (Zn 30:3-8; 35:25; 1Kr 7:13) Kur Jakobi u kthye në Kanaan, Bilhaja dhe fëmijët e saj iu prezantuan personalisht Esaut, vëllait binjak të Jakobit. Pas vdekjes së Rakelës, djali më i madh i Jakobit, Rubeni, kreu kurvëri me Bilhanë.—Zn 35:22; 49:3, 4.
2. Një qytet që i përkiste fisit të Simeonit dhe gjendej në rajonin e Negebit, në Judë. (1Kr 4:29) Ka shumë mundësi të ketë qenë i njëjti qytet me Baalahun që përmendet te Josiu 15:29.