BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Bildadi”
  • Bildadi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bildadi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Jehovai kënaqet kur lutemi për të tjerët
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
  • Integriteti i Jobit shpërblehet
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Jobi duroi​—Edhe ne mund ta bëjmë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • T’i inkurajojmë dhe t’i forcojmë të tjerët me fjalë të mira
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Bildadi”

BILDADI

Një nga tre shokët e Jobit që quhet shuahiti; pasardhës i Shuahut, djalit të Abrahamit nga Ketura. (Jb 2:11; Zn 25:2; 1Kr 1:32) Duke qenë i dyti që e merrte fjalën gjatë tri raundeve të debateve, Bildadi zakonisht ndiqte temën e nisur nga Elifazi; ligjëratat e tij ishin më të shkurtra, por më thumbuese, megjithëse jo sa ato të Zofarit. Bildadi ishte i pari që akuzoi fëmijët e Jobit për shkelje, dhe prandaj e kishin hak gjëmën që u kishte rënë. Ai bëri këtë ilustrim duke përdorur një arsyetim keqdashës: siç thahen e vdesin pa ujë papirusi dhe kallamat, ashtu vdesin edhe ‘tërë ata që e harrojnë Perëndinë’​—fjalë të sakta në vetvete, por krejt pa vend përderisa nënkuptonin se zbatoheshin për Jobin, një njeri me frikë Perëndie. (Jb 8) Njësoj si Elifazi, edhe Bildadi mendonte gabimisht se vuajtje si ato të Jobit goditnin vetëm të ligjtë; sipas Bildadit, Jobi i gjorë s’do të kishte «as breza e as pasardhës». (Jb 18) Me ligjëratën e tij të tretë, një ligjëratë e shkurtër gjatë së cilës Bildadi thoshte se njeriu s’është veçse «vemje» dhe «krimb», pra, i papastër para Perëndisë, mbaruan edhe fjalët «ngushëlluese» të tre shokëve të Jobit. (Jb 25) Në fund, Perëndia e urdhëroi Bildadin bashkë me dy të tjerët të paraqitnin një flijim të djegur, ndërkohë që Jobi do të lutej për ta.​—Jb 42:7-9.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo