BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Beth-Rehobi”
  • Beth-Rehobi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Beth-Rehobi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Rehobi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Laishi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Dani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Leshemi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Beth-Rehobi”

BETH-REHOBI

[shtëpia e sheshit (e vendit të gjerë)].

Me sa duket, emri i një mbretërie të vogël aramaite, ndoshta i përdorur kryesisht për qytetin e saj më të rëndësishëm. Në tregimin për sulmin e 600 danitëve kundër Laishit, thuhet se Laishi ndodhej «në ultësirën e Beth-Rehobit». (Gjy 18:7, 28) Më vonë, në kohën e Davidit, amonitët morën mercenarë sirianë nga Beth-Rehobi, duke u orvatur më kot të mbroheshin nga ushtria izraelite. (2Sa 10:6) Beth-Rehobi quhej edhe thjesht «Rehob» (2Sa 10:8), prandaj mendohet se ishte i njëjti vend që u përmend ndër vendet ku shkuan 12 zbuluesit izraelitë gjatë vëzhgimit paraprak të Kanaanit.​—Nu 13:21.

Lidhja e Beth-Rehobit me «ultësirën» ku gjendej Laishi (më vonë Dani) dhe pohimi te Numrat 13:21 se Rehobi ishte në drejtim të ‘hyrjes së Hamathit’, tregojnë se ka shumë të ngjarë që Beth-Rehobi të ndodhej në jug të luginës së Bekës, që shtrihet mes maleve të Libanit dhe Anti-Libanit. Vendndodhja e saktë nuk dihet.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo