BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Beth-Hakeremi”
  • Beth-Hakeremi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Beth-Hakeremi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Beth-Hari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Tekoa
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Malkijahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Zizi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Beth-Hakeremi”

BETH-HAKEREMI

[shtëpi e vreshtit].

Vend pranë Jerusalemit, i përmendur nga Jeremia si vend i përshtatshëm për të ngritur një sinjal me zjarr që të paralajmërohej afrimi i forcave armike nga veriu. (Jr 6:1) Pas mërgimit, ky ishte emri i një krahine të Judës, «princ» i së cilës ishte Malkijahu. (Ne 3:14) Meqë te Jeremia 6:1 Beth-Hakeremi përmendet bashkë me Tekoan, disa mendojnë se Beth-Hakeremi gjendej në jug të Jerusalemit, mes tij dhe Tekoas. Sipas Jeronimit, që jetoi në shekullin e 4-t të e.s., Beth-Hakeremi ndodhej në këtë vend dhe quhej Betakarma. Në përputhje me këto pikëpamje, është hedhur ideja se vendndodhja është Kirbet-Salihu (Ramat-Raheli), 4,5 km në jug-jugperëndim të Malit të Tempullit. Gjithsesi, të tjerë mendojnë se përmendja e Tekoas nuk tregon domosdoshmërisht se Beth-Hakeremi ndodhej afër saj, ndaj e lidhin me ʽAin-Karimin (ʽEn-Keremin) (që do të thotë «burim i vreshtit»), 7,5 km në perëndim-jugperëndim të Malit të Tempullit. Kjo është një zonë pjellore me ullishte e vreshta dhe shtrihet rrëzë Jebel-ʽAliut, nga i cili mund të shihet Mali i Ullinjve, një pjesë e Jerusalemit dhe, në perëndim, deti Mesdhe. Sipas disave, pirgjet e mëdha të gurëve të gjetura në majë të tij mund të jenë përdorur për të ndezur sinjale zjarri, si ato që përmendi Jeremia.​—⁠Shih BETH-HARI.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo