BETH-GAMULI
[shtëpia e një të zvjerdhuri (ose e dikujt që trajtohet siç e meriton)].
Qytet i përmendur në shpalljet e Jehovait kundër Moabit. Radhitet bashkë me Dibonin dhe qytete të tjera të ‘vendit të sheshtë’ të Moabit. (Jr 48:21, 23) Në përgjithësi mendohet se është Jumajili, në rrafshnaltën e Moabit, afro 13 km në lindje të Dibonit (Dibanit). Dëshmitë tregojnë se ky rajon në veri të Arnonit kultivohej shumë në kohët e lashta.