BETH-AVENI
[shtëpi e dëmit (diçkaje të dëmshme)].
1. Qytet në territorin e fisit të Beniaminit, pranë qytetit të lashtë të Ait. (Js 7:2; 18:11, 12) Ndodhej në shkretëtirë, në lindje të Bethelit e në perëndim të Mikmashit. Beth-Aveni u përfshi në një betejë të jashtëzakonshme kur Sauli dhe Jonatani u dhanë dërrmën filistinëve në Mikmash.—1Sa 13:5; 14:23.
2. Kur po vajtonte për idhujtarinë ku kishte rënë Izraeli në kohën e tij, profeti Hozea përmendi Beth-Avenin bashkë me Gibeahun dhe Ramahun, qytete të tjera të rëndësishme të Beniaminit. (Ho 4:15; 5:8; 10:5, 8) Duket se profeti e përdor këtë emër me kuptim përçmues për qytetin e Bethelit, që dikur kishte qenë «shtëpi e Perëndisë», por tani ishte bërë «shtëpi e diçkaje të dëmshme», pasi atje ishte themeluar kulti i viçit.—1Mb 12:28-30.