BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Berekia”
  • Berekia

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Berekia
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Meshezabeli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Meshilemoti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Idoja
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Meshulami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Berekia”

BEREKIA

[i bekuar nga Jehovai].

1. Bir i Shimeas; pasardhës i Levit nga Gershomi. Asafi, biri i Berekisë, ishte drejtuesi kryesor i këngëtarëve të emëruar nga mbreti David, dhe prej tij dolën shumë breza këngëtarësh në tempull. Ai mund të ketë qenë Berekia nr. 2.​—1Kr 6:39; 15:17; 25:1-9; Ezd 2:41; Ne 7:44.

2. Një nga katër derëtarët levitë për Arkën gjatë kohës kur mbretëronte Davidi. Ai mund të ketë qenë Berekia nr. 1.​—1Kr 15:23, 24.

3. Biri i Meshilemotit. (2Kr 28:12) Gjatë kohës kur në Judë mbretëronte Akazi, kjo mbretëri jugore u mund keqas nga mbretëria veriore; megjithatë, kur 200.000 veta u çuan robër në Samari, Berekia dhe tre prijës të tjerë të Efraimit ndoqën pa humbur kohë këshillën e Odedit, profetit të Jehovait. Ata jo vetëm nuk i lanë fitimtarët t’i kthenin në skllevër vëllezërit e tyre, por edhe i veshën e i ushqyen robërit, si dhe i ndihmuan gjatë kthimit.​—2Kr 28:6-15.

4. Pasardhës i Davidit nga Solomoni.​—1Kr 3:1, 10, 20.

5. Levit që jetoi pas periudhës së mërgimit në Babiloni; biri i Asës.​—1Kr 9:16.

6. Biri i Meshezabelit. Biri i Berekisë, Meshulami, punoi për rindërtimin e mureve të Jerusalemit në kohën e Nehemisë, dhe mbesa e tij u martua me të birin e Tobisë.​—Ne 3:4, 30; 6:17, 18.

7. Biri i profetit Ido dhe i ati i profetit Zakaria.​—Za 1:1, 7.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo