BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Bar-Jezui”
  • Bar-Jezui

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bar-Jezui
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Elimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Sergj Pali
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Pafoja
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • «Plot gëzim dhe frymë të shenjtë»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Bar-Jezui”

BAR-JEZUI

[bir i Jezuit].

Jude nga qyteti i Pafos në ishullin e Qipros, në shekullin e 1-rë të e.s. Ai ishte «magjistar e profet i rremë». (Ve 13:6) Mbante titullin «Elim» që do të thotë «magjistar».​—Shih ELIMI nr. 1.

Përderisa ishte magjistar e këshilltar i Sergj Palit, prokonsullit romak në Pafo, duket se Bar-Jezui ishte njeri me pozitë. Duke qenë «prift» i një kulti që përqendrohej te falli, sigurisht që Bar-Jezui ishte kundër krishterimit dhe, për të mbrojtur pozitën e tij fitimprurëse, kundërshtonte me kryeneçësi predikimin e Pavlit dhe të Barnabës. Kështu, kur Sergj Pali «kërkoi me ngulm të dëgjonte fjalën e Perëndisë», Elimi «iu kundërvu atyre e orvatej ta mbante prokonsullin larg besimit».​—Ve 13:7, 8.

Atëherë, Pavli e shikoi ngultas këtë magjistar satanik dhe, «i mbushur me frymë të shenjtë», i tha: «O njeri i mbushur me çdo lloj mashtrimi e poshtërsie, ti, bir i Djallit e armik i çdo gjëje të drejtë, a nuk do të heqësh dorë nga shtrembërimi i udhëve të drejta të Jehovait? E pra, tani, dora e Jehovait është mbi ty, dhe ti do të jesh i verbër e nuk do ta shohësh për njëfarë kohe dritën e diellit.» Në çast Bar-Jezui u verbua. Kur pa me sytë e vet këtë mrekulli të Pavlit (të dokumentuar si e para), prokonsulli «u mahnit nga mësimi i Jehovait», e pranoi menjëherë mesazhin dhe «u bë besimtar».​—Ve 13:9-12.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo