BAAL-SHALISHA
[pronar i Shalishës].
Vend nga i cili një burrë i çoi profetit Elise 20 bukë elbi nga frytet e korrjes së parë dhe ca drithë të ri. (2Mb 4:42-44) Kishte rënë zi buke dhe Eliseu ndodhej në Gilgal. Ajo sasi e vogël mjaftoi për njëqind «bijtë e profetëve» që ishin atje, madje teproi.—2Mb 4:38, 43; krahaso Mt 14:20; Mr 8:8.
Mendohet se Baal-Shalisha ndodhej pranë Gilgalit, mbase në «vendin e Shalishës», përmes të cilit kaloi Sauli kur po kërkonte gomaricat e të atit. (1Sa 9:4) Baal-Shalisha përmendet në Talmudin babilonas dhe përshkruhet si një vend ku frytet e tokës piqeshin mjaft herët. (Sanhedrin 12a) Një vendndodhje e mundshme është Kafr-Thulthi në kodrat rrëzë maleve të Efraimit, meqë emri Thulth në arabisht është ekuivalenti i emrit Shalisha në hebraisht. Kafr-Thulthi gjendet afro 46 km në veri-veriperëndim të Jerusalemit.