BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Baal-Meoni”
  • Baal-Meoni

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Baal-Meoni
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Beth-Baal-Meoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beth-Meoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Bamot-Baali
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Baal-Meoni”

BAAL-MEONI

[formë e shkurtuar e emrit Beth-Baal-Meon].

Qytet i shquar në rrafshnaltën në veri të Moabit që iu caktua fisit të Rubenit, bashkë me Nebon, Kiriataimin dhe qytete të tjera të rajonit. (Nu 32:37, 38; 1Kr 5:8) Rubenitëve u pëlqente ai rajon për kullotat e mira dhe, siç duket, i rindërtuan qytetet dhe u vunë emra të tjerë. Në listën e mëparshme te Numrat 32:3, 4, Baal-Meoni ndoshta paraqitet me emrin «Beon». Më pas, Josiu e quajti Beth-Baal-Meon, që ka shumë të ngjarë të jetë emri i plotë i vendit.​—Js 13:17.

Gjatë sundimit të mbretit Mesha të Moabit, nga fundi i shekullit të 10-të p.e.s., Baal-Meonin me sa duket e morën sërish moabitët. Në mbishkrimin e Gurit të Moabit (rreshti 9) thuhet se Mesha «ndërtoi [mbase fortifikoi] Baal-Meonin dhe bëri atje një rezervuar» e pastaj, në rreshtin 30, përdoret emri i plotë Beth-Baal-Meon. Veç kësaj, në një copë qeramike me mbishkrim që u gjet në Samari (ostrakoni 27 i Samarisë) përmendet njëfarë «Baala nga Baal-Meoni».

Në shekullin e 7-të p.e.s., profeti Jeremia i shpalli Moabit një paralajmërim hyjnor, ku parathuhej se vendi do të plaçkitej nga Babilonia dhe përmendeshin me emër disa qytete, mes të cilave Beth-Meoni (ka të ngjarë Baal-Meoni). (Jr 48:20-23) Ezekieli e përfshiu Baal-Meonin ndër qytetet moabite që do të bëheshin pronë e «popujve të Lindjes» (ose «bijve të Lindjes», shën., NW). (Ezk 25:9, 10) Historia jobiblike dhe kërkimet arkeologjike vërtetojnë se këto profeci u plotësuan.​—Shih MOABI, MOABITËT nr. 2.

Mendohet se Baal-Meoni ndodhej aty ku janë rrënojat e Maʽinit, që formojnë një pirg goxha të madh, afro 6 km në perëndim-jugperëndim të Medebës dhe 12 km në lindje të Detit të Vdekur. Rrafshnalta ku gjendet Maʽini ngrihet rreth 800 m mbi nivelin e detit.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo