BAAL-HAMONI
[pronar i një turme (shumice)].
Vend i përmendur te Kënga e Solomonit 8:11, në të cilin mbreti Solomon kishte një vresht të frytshëm. Për vendndodhjen e tij nuk ka të dhëna. Ndonëse shumë janë të mendimit se bëhet fjalë për një vend të mirëfilltë, disa hedhin idenë se në këtë shkrim poetik, ky term është përdorur në kuptim të figurshëm për të përfaqësuar mbarë territorin mbi të cilin sundonte Solomoni dhe që i sillte pasuri me bollëk.—Krahaso 1Mb 4:20, 21.