BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Asheri”
  • Asheri

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Asheri
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Asheritët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Mësime nga një profeci në shtratin e vdekjes—Pjesa 2
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
  • Ishvahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Neftali
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Asheri”

ASHERI

[i lumtur; lumturi].

1. Djali i tetë i Jakobit dhe i dyti nga dy bijtë që i lindi Zilpa, shërbyesja e Leas. (Zn 35:26) Pra, vëllai i vetëm i Asherit me të njëjtët prindër ishte Gadi. Katër djemtë dhe një vajzë e Asherit renditen te 1 Kronikave 7:30, kurse emri i së shoqes nuk përmendet. Ai nuk pati ndonjë rol të spikatshëm mes 12 bijve të Jakobit. Megjithatë, në profecinë që tha kur ishte në shtratin e vdekjes, i ati i premtoi Asherit se gjatë gjithë jetës do të kishte ushqime të zgjedhura e të bollshme. (Zn 49:20) Historia e pasardhësve të tij tregon se ky parashikim u plotësua.

2. Emri i fisit që erdhi nga Asheri. Një vit pas Daljes nga Egjipti, pasardhësit e rritur meshkuj ishin 41.500 (Nu 1:41) dhe, rreth 39 vjet më vonë, ky numër kishte arritur në 53.400, gjë që e rendiste atë fis të pestin për nga madhësia. (Nu 26:47) Në kampin e Izraelit, Asheri fushonte në veri të tabernakullit bashkë me fisin e Danit dhe të Neftalit.​—Nu 2:25-30.

Në bekimin me kuptim profetik, para se Izraeli të hynte në Kanaan, Moisiu paratha përsëri se Asheri do të kishte begati. Në mënyrë të figurshme, fisi i tij ‘do ta zhyste këmbën në vaj’. (Lp 33:24, 25; krahaso Jb 29:6.) Territori i tij shtrihej përgjatë fushave bregdetare të Mesdheut, duke filluar nga pjesa jugore e qytetit të Dorit, në jug të malit Karmel deri në Sidon, në kufirin verior të Palestinës. (Js 17:7-11; 19:24-31) Kjo pjesë përfshinte disa nga tokat më pjellore të të gjithë Izraelit, ku ullishtat jepnin vaj me bollëk, kurse frutat e tjera siguronin ushqime të zgjedhura, të denja për një tryezë mbretërore. (Zn 49:20; Lp 33:24) Në lindje, territori i Asherit kufizohej me atë të Zabulonit dhe të Neftalit, kurse në jug dhe në juglindje me atë të Manaseut dhe të Isakarit.

Te Josiu 17:7, Asheri përmendet si kufiri i fisit të Manaseut. Asheri është përmendur edhe në vargun 10 të të njëjtit tregim, ku i referohet qartë territorit të fisit të Asherit.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo