BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Ashdodi”
  • Ashdodi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ashdodi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Ashdoditët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Të besojmë në udhëheqjen dhe mbrojtjen e Jehovait
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
  • Filistia, filistinët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Gathi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Ashdodi”

ASHDODI

Një prej pesë qyteteve kryesore filistine, secili nën pushtetin e ‘sundimtarit të vet të aleancës’, dhe me sa duket qendra fetare e Filistisë ku adhurohej perëndia i rremë Dagon. Qytetet e tjera ishin Gathi, Gaza, Ashkeloni dhe Ekroni. (Js 13:3) Ashdodi mendohet se është Esdudi (Tel-Ashdodi) që ndodhet rreth 6 km në jug-juglindje të Ashdodit të sotëm bregdetar, pra, më në brendësi të vendit.

Për herë të parë përmendet te Josiu 11:22, bashkë me Gazën dhe Gathin, si vendbanim ku kishin mbetur anakimë gjigantë. Meqë ishte ndërtuar në lartësi dhe gjendej buzë rrugës ushtarake që kalonte përgjatë bregdetit, nga Egjipti deri në Palestinë, Ashdodi kishte pozicion strategjik. Kur izraelitët pushtuan Tokën e Premtuar, Ashdodi me fshatrat përreth iu caktua Judës (Js 15:46, 47); por duket se banorët e tij ishin ndër ‘banorët e ultësirës’ të cilëve nuk mundën t’ua merrnin pronat «pasi ata kishin karroca lufte me kosa të hekurta».​—Gjy 1:19.

Siç duket, qytetet filistine arritën kulmin e fuqisë së tyre gjatë kohës së mbretit Saul. Para mbretërimit të Saulit, filistinët i mundën keq izraelitët në Ebenezer dhe morën arkën e besëlidhjes. Pastaj e çuan në Ashdod, në tempullin e Dagonit, perëndisë së tyre, dhe e vendosën pranë shëmbëlltyrës së tij. Pasi shëmbëlltyra e Dagonit u poshtërua dy herë me anë të mrekullive, ashdoditët filluan të vuanin nga hemorroidet aq keq sa i zuri paniku. Sundimtarët e aleancës filistine u mblodhën dhe vendosën ta çonin arkën në qytetin e Gathit, por plaga u përhap edhe atje. Brenda shtatë muajve arkën e kthyen në Izrael, bashkë me një blatim në ar.​—1Sa 5:1–6:18; shih FILISTIA, FILISTINËT.

Ndonëse mbreti David i mundi disa herë filistinët, duket se qytetet e tyre kryesore mbetën të pavarura deri në kohën e mbretit Uziah (829-778 p.e.s.). Uziahu përshkruhet si bërësi ‘i makinave të luftës’ (2Kr 26:15), dhe te 2 Kronikave 26:6 thuhet se ai «doli dhe luftoi kundër filistinëve. Krijoi një të çarë në murin e Gathit, në murin e Jabnehut e në murin e Ashdodit dhe pastaj ndërtoi qytete në territorin e Ashdodit dhe mes filistinëve».

Me sa duket, territori i Ashdodit nuk mbeti nën kontrollin e Judës, sepse më vonë mbishkrimet tregojnë se mbreti asirian Sargoni II rrëzoi nga froni mbretin vendës Azur dhe vuri në vend të tij Ahimitin. Për shkak të një kryengritjeje, Sargoni ndërmori një fushatë kundër Filistisë dhe pushtoi Gathin, «Asdudun» (Ashdodin) e «Asdudimun» (Ashdodin-buzë-detit, me sa duket një vend më vete në bregdet). Kjo mund të jetë fushata që përmendet tek Isaia 20:1 dhe një plotësim i pjesshëm i profecisë së Amosit 1:8. Shekullin pasues, Herodoti (II, 157) tha se Ashdodin (Azotin) e rrethoi për 29 vjet faraoni Psamtik (Psametik).

Në një prizëm të Senakeribit të Asirisë thuhet se «Mitinti nga Ashdodi» i solli atij dhurata të çmuara dhe i puthi këmbët. Pastaj thotë për Hezekinë, mbretin e Judës (745-717 p.e.s.): «Qytetet që kisha plaçkitur, ia hoqa vendit të tij dhe ia dhashë Mitintit, mbretit të Ashdodit.» (Ancient Near Eastern Texts, nga Xh. B. Priçardi, 1974, f. 287, 288) Duket se Ashdodi ishte dobësuar në kohën e Jeremisë (pas vitit 647 p.e.s.), sepse ai flet për ‘mbetjen e Ashdodit’. (Jr 25:20) Nabukodonosori, i cili filloi të mbretëronte në vitin 624 p.e.s., e përmend mbretin e Ashdodit si një nga të burgosurit në oborrin e Babilonisë.​—Krahaso So 2:4.

Në periudhën pas mërgimit, Ashdodi ishte ende ndër kundërshtarët kryesorë të izraelitëve (Ne 4:7), dhe Nehemia i qortoi ashpër ata judenj që ishin martuar me gra ashdodite, të cilat kishin lindur bij që ‘flitnin gjuhën ashdodite dhe asnjeri nuk dinte të fliste gjuhën judaike’. (Ne 13:23, 24) Në epokën e Makabenjve, rreth vitit 163 p.e.s., Ashdodin idhujtar (të quajtur Azot) e sulmoi Judë Makabeu. Më vonë, rreth vitit 148 p.e.s., e sulmoi edhe vëllai i Judës, Jonatani, dhe gjatë këtij sulmi tempullin e Dagonit e dogjën.​—1 Makabenjve 5:68; 10:84.

Vlen të përmendet se profecia e Zakarisë fliste për kohën kur Ashdodin do ta pushtonin të huajt. Meqë në Filisti nuk do të kishte më një popullsi dhe qeveri vendëse, profecia thoshte: «Në Ashdod do të ulet një bir i paligjshëm.»​—Za 9:6.

Qytetin e rindërtuan romakët rreth vitit 55 p.e.s. dhe kryesisht njihej me emrin grek Azot. Ungjillëzuesi Filip kaloi nga Ashdodi gjatë udhëtimit të predikimit të përmendur te Veprat 8:40.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo