BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Arpadi”
  • Arpadi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Arpadi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Hamathi, hamathitët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Sargoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kalnehu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Damasku
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Arpadi”

ARPADI

Qytet i Sirisë Veriore dhe rezidencë mbretërore, që në Bibël përmendet gjithmonë bashkë me qytetin e Hamathit. Arpadi mendohet se është Tell-Erfadi (Tell-Rifʽati), rreth 30 km në veri-veriperëndim të Halebit. Meqë ndodhej në rrugën që të çonte në jug drejt Hamathit e Damaskut, asirianët e sulmonin shpesh, derisa e pushtoi Tiglath-Pileseri III e më vonë Sargoni II. Prandaj, kur biri i Sargonit, Senakeribi, kërcënoi Jerusalemin në vitin 732 p.e.s., përmendi me anë të zëdhënësit të tij rabshakeh fatin e Arpadit si një dëshmi se perënditë e kombeve ishin të paafta t’i bënin ballë fuqisë së madhe të Asirisë. (2Mb 18:34; 19:12, 13; Is 36:19; 37:12, 13) Profeti Isaia e kishte parathënë këtë mburrje. (Is 10:9) Më vonë Jeremia profetizoi se Hamathi e Arpadi do të turpëroheshin dhe do t’u bëhej gjaku ujë nga «një lajm i keq», me sa duket nga fitoret e mbretit babilonas, Nabukodonosorit.​—Jr 49:23.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo