BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Krahu”
  • Krahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Krahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Krahu i mahnitshëm i oktapodit
    A është projektuar?
  • 1B Ndryshime të skribëve lidhur me emrin e Perëndisë
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
  • Dora
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Studimi numër 10​—Bibla—​Autentike dhe e vërtetë
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Krahu”

KRAHU

Gjymtyrë e trupit të njeriut. Në Bibël, termi hebraik dhe ai grek për «krah» (zeróhaʽ; brakhíon) janë përdorur shpesh në kuptimin e figurshëm që të tregojnë forcë ose fuqi. (Zn 49:​24, shën., NW; Jb 22:​8, shën., NW; krahaso Lu 1:51.) ‘Krahu’ i Jehovait ka fuqi të pakufishme dhe është i aftë të krijojë vepra të mrekullueshme. (Jr 27:5; 32:17) Gjithashtu, nëpërmjet ‘krahut’ të tij Jehovai sundon (Is 40:10; Ezk 20:33), shpëton ata që vuajnë (Ps 44:3; Is 52:10), çliron popullin e vet (Da 6:6; Is 63:12; Ve 13:17), e mbështet dhe kujdeset për të (Lp 33:27; Is 40:11; Ho 11:3), gjykon (Is 51:5) dhe shpërndan armiqtë (Ps 89:10; Lu 1:51). T’ia thyesh krahun dikujt, do të thotë t’ia thyesh fuqinë. (Jb 38:15; Ps 10:15; Jr 48:25) Nëpërmjet Jezu Krishtit, të veshur me pushtet e fuqi dhe në rolin e Gjykatësit e të Ekzekutuesit, Jehovai shfaq fuqinë e vet që përfaqësohet nga «krahu» i Tij.​—Is 53:1; Gjo 12:37, 38.

Krahu prej mishi, që përfaqëson fuqinë e njeriut, sipas Biblës nuk është i besueshëm dhe i lë në baltë ata që mbështeten tek ai. Jehovai e paralajmëron popullin e vet se besimi te krahu i njeriut sjell zhgënjim dhe pasoja shkatërrimtare. (2Kr 32:8; Jr 17:5) Ai do ta thyejë krahun e të ligjve që në Shkrime thuhet se i shtyp viktimat e veta.​—Jb 35:9; 38:15; Ps 10:15.

Në ëndrrën e mbretit Nabukodonosor, gjoksi dhe krahët prej argjendi të shëmbëlltyrës përfaqësojnë Medo-Persinë, mbretërinë dhe fuqinë botërore që i zuri vendin Babilonisë, kokës prej ari.—Dn 2:32, 39.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo