BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Aristarku”
  • Aristarku

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Aristarku
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Aristarku: Një shok besnik
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Gaji
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ti mund të jesh «burim i madh ngushëllimi»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Merr zemër—Jehovai është Ndihma jote
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Aristarku”

ARISTARKU

[qeveritari më i mirë (më fisnik)].

Maqedonas ose maqedon nga Selaniku, bashkëpunëtor i ngushtë i Pavlit, shok udhe e burgu. (Ve 20:4; 27:2) Për herë të parë përmendet në tregimin për udhëtimin e tretë misionar të Pavlit; në valën e trazirave në Efes, Aristarkun dhe Gajin i çuan me forcë në teatër. (Ve 19:29) Ai mund të ketë qenë ‘vëllai’ që ndihmoi Pavlin të mblidhte në Maqedoni e në Greqi kontribute për judenjtë.​—2Ko 8:18-20.

Aristarku e shoqëroi Pavlin gjatë udhëtimit për në Romë, por nuk dihet se si arriti të hipte në anije, mbase si skllav i Pavlit. (Ve 27:2) Në Romë ai vazhdoi ta ndihmonte e ta inkurajonte Pavlin dhe, për njëfarë kohe, u burgos bashkë me të. Në letrat drejtuar Kolosianëve (4:10) dhe Filemonit (23, 24), Pavli përmend edhe të falat që dërgoi Aristarku.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo