ARIOKU
1. Mbreti i Elasarit që, bashkë me Kedorlaomerin dhe dy mbretër të tjerë, kontribuoi për të shtypur revoltën e Sodomës, të Gomorrës e të aleatëve të tyre, si edhe për të marrë rob Lotin e familjen e tij. Më pas, Abrahami i arriti fitimtarët, mundi Ariokun dhe aleatët e tij dhe shpëtoi Lotin. (Zn 14:1-16; shih KEDORLAOMERI.) Vendndodhja e Elasarit të lashtë nuk dihet me siguri.—Shih ELASARI.
2. Kreu i truprojës së Nabukodonosorit, i cili mori urdhër të vriste të gjithë të mençurit e Babilonisë pasi nuk kishin mundur të zbulonin dhe të interpretonin ëndrrën e mbretit. Kur mori vesh se Danieli ishte bërë gati ta zbulonte ëndrrën dhe të jepte interpretimin e saj, «Arioku e çoi me nxitim Danielin te mbreti».—Dn 2:12-25.