BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Araunahu”
  • Araunahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Araunahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Ornani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • A sakrifikon për t’i dhënë Jehovait?
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
  • Moriahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kidoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Araunahu”

ARAUNAHU

Jebusit, pronar i lëmit që bleu mbreti David për t’i ndërtuar një altar Jehovait. Kjo ishte ajo që i kërkoi Perëndia Davidit, me qëllim që të merrte fund plaga e shkaktuar nga numërimi që i bëri Davidi popullit.​—2Sa 24:16-25; 1Kr 21:15-28.

Araunahu i ofroi falas mbretit vendin, gjedhët dhe vegla druri për flijimin, por Davidi këmbënguli që të paguante. Tregimi te 2 Samuelit 24:24 thotë se Davidi e bleu lëmin dhe gjedhët për 50 sikla argjendi (110 dollarë). Kurse tregimi te 1 Kronikave 21:25 thotë se Davidi e pagoi vendin 600 sikla ari (rr. 77.000 dollarë). Shkrimtari i Librit të Dytë të Samuelit flet vetëm për blerjen e vendit ku do të ndërtohej altari dhe të gjërave të nevojshme për flijimin në atë rast. Pra, duket se ai përmend vetëm çmimin e blerjes së këtyre gjërave. Kurse shkrimtari i Librit të Parë të Kronikave e ka fjalën për harxhimin e bërë për tempullin që u ndërtua më vonë atje dhe e lidh blerjen me atë ndërtim. (1Kr 22:1-6; 2Kr 3:1) Përderisa gjithë zona e tempullit ishte shumë e madhe, ka mundësi që shuma prej 600 siklash ari të lidhet me blerjen e gjithë këtij trualli dhe jo vetëm me pjesën e vogël ku në fillim Davidi ndërtoi vetëm një altar.

Poshtë Kubesë së Shkëmbit, një xhami që zë një pjesë të vendndodhjes së tempullit të parë, gjendet edhe sot e kësaj dite një shkëmb natyror që mund të përkojë me lëmin e dikurshëm të Araunahut.

Në tregimin e Kronikave Araunahu quhet Ornan.​—1Kr 21:18-28; 2Kr 3:1.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo