BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Aradi” nr. 1 ¶1-nr. 2 ¶3
  • Aradi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Aradi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Tel-Aradi dëshmon në heshtje
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Copa qeramike të lashtësisë vërtetojnë dokumentimin biblik
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Hormahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ederi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Aradi” nr. 1 ¶1-nr. 2 ¶3

ARADI

1. Një nga krerët e fisit të Beniaminit që dikur kishte banuar në Jerusalem.​—1Kr 8:15, 28.

2. Qytet në kufirin jugor të Kanaanit, mbreti i të cilit sulmoi izraelitët kur po i afroheshin Kanaanit. Izraelitët e shkatërruan plotësisht krahinën dhe e quajtën «Hormah», që do të thotë «i caktuar për t’u shfarosur». (Nu 21:1-3; 33:40) Por, nuk u vendosën atje, dhe me sa duket disa nga banorët e vendit i shpëtuan shkatërrimit. Prandaj mbreti i Aradit është përfshirë në listën e 31 mbretërve që Josiu mposhti më vonë gjatë fushatës së tij të rrufeshme. (Js 12:14) Më pas në shkretëtirën në jug të Aradit u vendosën kenitët.​—Gjy 1:16.

Në përgjithësi Aradi izraelit mendohet se është Tel-ʽAradi, një nga kodrinat më madhështore në rajonin e Negebit. Shtrihet në një rrafshinë disi të valëzuar, nja 28 km në lindje të Beer-Shebës. Nga gërmimet e bëra në Tel-ʽArad janë zbuluar afërsisht 200 ostraka, ku gati gjysma janë në hebraisht dhe pjesa tjetër në aramaisht. Në një nga këto copa qeramike të shkruara në hebraisht, që mendohet se i përket gjysmës së dytë të shekullit të 7-të p.e.s., lexohet: «Zotërisë tim, Eliashibit. Jahvehu [Jehovai] qoftë me ty e të dhëntë mbarësi! . . . Ai po rri në tempullin e Jahvehut.»​—FIGURA, vëll. 1, f. 325 në botimin anglisht.

Meqë në Tel-ʽArad nuk kanë dalë në dritë gjetje kananite të epokave të mëvonshme, J. Aharoni mendon se Aradi kananit ndodhej në Tell-el-Milh (Tel-Malhata), 12 km në jugperëndim të Tel-ʽAradit.

[Figura në botimin e shtypur]

Rrënoja të një fortese në Tel-ʽArad. Një nga ostrakat në hebraisht të gjetura afër saj përmend «shtëpinë e Jehovait»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo