BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Arabët”
  • Arabët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Arabët
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Arabia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Arab
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Havilahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Bukuri e hijeshi madhështore
    Zgjohuni!—2011
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Arabët”

ARABËT

Në Shkrime, fjala «arab» përdoret kryesisht në kuptimin e gjerë për një banor të Arabisë, të vendit të paanë në lindje dhe në jug të Palestinës. Nganjëherë, konteksti dhe përdorimi tregojnë se bëhet fjalë për një fis a grup etnik të veçantë.​—1Mb 10:15; 2Kr 9:14; 21:16.

Një sërë fisesh arabe ishin semitike, pasardhëse të Semit nëpërmjet Joktanit; të tjera ishin kamitike, me prejardhje nga Kushi, bir i Kamit. (Zn 10:6, 7, 26-30) Edhe disa pasardhës të Abrahamit nga Agara dhe Ketura u vendosën me banim në Arabi, siç bënë bijtë e Ismaelit, të cilët «nisën të fushonin nga Havilahu pranë Shurit, që ndodhet përballë Egjiptit, deri në Asiri». (Zn 25:1-4, 12-18) Termi «arab» në kuptimin e përgjithshëm përfshinte edhe pasardhësit e Esaut, që banonin në rajonin malor të Seirit.​—Zn 36:1-43.

Në përgjithësi, arabët ishin popull endacak, bënin jetë baritore dhe banonin në tenda. (Is 13:20; Jr 3:2) Por kishte edhe tregtarë; në fakt, për disa prej tyre thuhet se ishin tregtarë të Tirit. (Ezk 27:21) Shërbëtorët e Perëndisë patën shpesh lidhje me ta. Tregtarët midianitë që blenë Jozefin ndërsa rrugëtonin për në Egjipt, ishin arabë, e po ashtu edhe sabeatitët që erdhën nga Arabia Jugore dhe i grabitën Jobit qetë e gomaricat. (Zn 37:28; Jb 1:1, 15) Gjatë udhëtimit 40-vjeçar në shkretëtirë, takimi i izraelitëve me midianitët, të cilët ishin adhurues të Baalit, pati pasoja katastrofike (Nu 25:6, 14-18); në epokën e gjykatësve, hordhitë arabe që vinin me deve, e plaçkitën pareshtur Izraelin për shtatë vjet, gjersa i shpartalloi gjykatësi Gideon.​—Gjy 6:1-6; 7:12-25.

Sundimtarë të mbretërive arabe i paguanin haraç mbretit Solomon. (1Mb 10:15; 2Kr 9:14) Arabët i jepnin si haraç Jehozafatit 7.700 desh e po aq cjep, por pastaj lidhën aleancë me filistinët kundër Jehoramit, birit dhe pasuesit të Jehozafatit, dhe bandat e tyre kusare vranë shumë nga bijtë e Jehoramit. (2Kr 17:11; 21:16; 22:1) Uziahu korri disa fitore kundër arabëve gjatë mbretërimit të tij. (2Kr 26:1, 7) Kur po meremetoheshin muret e Jerusalemit, mes atyre që i krijuan vështirësi Nehemisë kishte edhe kundërshtarë arabë.​—Ne 2:19; 4:7, 8; 6:1.

Sado që bënin jetë endacake dhe ishin në përgjithësi të pavarur e shpesh mjaft të shkëputur nga aktivitetet kryesore të asaj epoke, arabët u përfshinë në profecitë e Perëndisë dhe morën gjykimin e tij. (Is 21:13; Jr 25:17-24) Shekuj më vonë, ka të ngjarë që disa arabë ishin ndër ata që u bënë pjesëtarë të kongregacionit të hershëm të krishterë në festën e Ditës së Pesëdhjetë.​—Ve 2:11, 41; shih ARABIA.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo