BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Akuila”
  • Akuila

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Akuila
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Akuila dhe Prishila: Një çift shembullor
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Priska
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Të predikojmë për të bërë dishepuj
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • «Vazhdo të flasësh e të mos heshtësh»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Akuila”

AKUILA

[nga lat., që do të thotë «shqiponjë»].

Jude i lindur në Pont, në veri të Azisë së Vogël. Përmendet gjithmonë me Prishilën, gruan dhe shoqen e tij besnike. Dekreti i perandorit Klaud kundër judenjve, diku rreth vitit 49 ose në fillim të vitit 50 të e.s., i kishte detyruar të braktisnin Romën e të vendoseshin me banim në Korint. (Ve 18:1, 2) Në vjeshtë të vitit 50 të e.s., Pavli shkoi atje dhe Akuila e Prishila e pritën derëhapur. Një miqësi e ngushtë u zhvillua mes tyre teksa punonin bashkë si bërës tendash, zanati i tyre i përbashkët, por edhe sepse Akuila e Prishila duhet ta kenë ndihmuar Pavlin të formonte atje një kongregacion të ri.​—Ve 18:3.

Në fund të udhëtimit të dytë misionar të Pavlit, pak a shumë në pranverë të vitit 52 të e.s., kur ai u nis me anije për në Siri, Akuila dhe Prishila shkuan me të deri në Efes. (Ve 18:18, 19) Ata qëndruan atje të paktën deri rreth vitit 55 të e.s., kur Pavli u shkroi korintasve. Në shtëpinë e tyre bëheshin mbledhjet e kongregacionit dhe pikërisht atje patën privilegjin të ndihmonin Apolin gojëtar ta kuptonte më mirë udhën e Perëndisë. (1Ko 16:19; Ve 18:26) Në kohën kur Pavli u shkroi romakëve, rreth vitit 56 të e.s., Klaudi kishte vdekur dhe, meqë Pavli u bëri të fala këtyre «bashkëpunëtorëve», me sa duket Akuila e Prishila ishin kthyer në Romë. (Ro 16:3) Edhe atje kongregacioni mblidhej në shtëpinë e tyre. (Ro 16:5) Gjatë kohës që ishin me Pavlin, Akuila e Prishila kishin ‘vënë kokën në rrezik’ për të dhe të gjitha kongregacionet u ishin mirënjohës për këtë. (Ro 16:4) Më vonë, ata u kthyen përsëri në Efes, prandaj gjatë qëndrimit të tij në Romë, para se të martirizohej (rr. 65 të e.s.), Pavli i kërkoi Timoteut që ishte në Efes t’u çonte të fala nga ana e tij.​—1Ti 1:3; 2Ti 4:19.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo