BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Aneri”
  • Aneri

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Aneri
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Eshkoli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Mamrea
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Abrahami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jehovai e quajti ‘miku im’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Aneri”

ANERI

1. Një kananit. Ai dhe dy vëllezërit e tij, Mamre amoriti dhe Eshkoli, ishin «aleatë» të Abrahamit. (Zn 14:13) Fjala «aleatë» këtu përkthehet nga hebraishtja baʽaléh veríth, që fjalë për fjalë do të thotë «pronarë (zotërinj) të një besëlidhjeje». Nuk tregohet shumë për kushtet e kësaj marrëveshjeje mes këtyre tre vëllezërve dhe Abrahamit. Mund të jetë bërë për të mbrojtur njëri-tjetrin nga fqinjët luftarakë ose thjesht për të jetuar në paqe. Kur nipi i Abrahamit, Loti, u mor rob nga një aleancë tjetër mbretërish, Abrahami me aleatët e tij u mobilizuan. Aneri me vëllezërit e tij shoqëruan Abrahamin dhe 318 shërbëtorët e tij të stërvitur, duke u nisur nga pemët e mëdha të Mamres (ku Abrahami kishte ngritur tendat) deri në Dan, rreth 200 km në veri-verilindje, dhe më pas deri matanë Damaskut. Pas fitores, Abrahami nuk pranoi asgjë nga plaçka, por u kujdes që tri aleatët të merrnin pjesën e tyre, për faktin që kishin nderuar këtë «aleancë».​—Zn 14:24; shih ALEANCAT, LIDHJET.

2. Një qytet në territorin e Manaseut që iu dha familjeve të bijve të Kehathit. (1Kr 6:70; Js 21:26) Disa studiues mendojnë se ai është qyteti i Tanakut i përmendur te Josiu 21:25.​—Shih TANAKU.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo