BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Anakimët”
  • Anakimët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Anakimët
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Anaku
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ahimani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Arba
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Emimët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Anakimët”

ANAKIMËT

[të Anakut].

Popullsi me shtat të jashtëzakonshëm që banonte në rajonet malore të Kanaanit dhe në disa zona bregdetare, veçanërisht në jug të këtyre zonave. Dikur, tre anakimë të famshëm, Ahimani, Sheshai dhe Talmai, banonin në Hebron. (Nu 13:22) Atje 12 vëzhguesit hebrenj panë për herë të parë anakimët; më pas 10 prej tyre sollën lajme frikësuese, duke thënë se ata burra ishin pasardhës të nefilimëve para Përmbytjes dhe se, në krahasim me ta, hebrenjtë ishin si «karkaleca». (Nu 13:28-33; Lp 1:28) Shtatlartësia e tyre u përdor si standard për të përshkruar edhe emimët e refaimët gjigantë. Me sa duket, nga forca e tyre lindi proverbi: «Kush mund t’u dalë para bijve të Anakut?»​—Lp 2:10, 11, 20, 21; 9:1-3.

Teksa përparonte me të shpejtë në Kanaan, Josiu fitoi kundër anakimëve në rajonet malore dhe shkatërroi qytetet e tyre, por në qytetet filistine të Gazës, Ashdodit dhe Gathit mbetën anakimë të tjerë. Në Bibël nuk thuhet nëse anakimët ishin të afërm me filistinët, siç sugjerojnë disa, apo thjesht ishin bashkuar me ta. (Js 11:21, 22) Më pas, sipas premtimit që i kishte bërë Perëndia, Kalebi kërkoi qytetin e Hebronit (Kiriat-Arbën) bashkë me territorin e tij. (Js 14:12-15; Nu 14:24) Duket se anakimët ishin vendosur prapë në këtë zonë, ndoshta ndërsa Josiu dhe ushtria e tij vazhdonin të pushtonin pjesën veriore të Kanaanit, prandaj Kalebi u detyrua ta shtinte përsëri në dorë territorin.​—Gjy 1:10, 20.

Në tekstet egjiptiane që përmbajnë mallkime (enë balte në të cilat shkruheshin emrat e armiqve të faraonit dhe që thyheshin si mallkim) mund të bëhet fjalë për një fis të Anakut në Palestinë të quajtur Ij-ʽanak.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo