BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Amnoni”
  • Amnoni

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Amnoni
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Egoizmi i Amnonit çoi në tragjedi
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
  • Absalomi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Tamara
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Probleme në shtëpinë e Davidit
    Libri im i tregimeve biblike
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Amnoni”

AMNONI

[i besueshëm; besnik; që zgjat].

1. Djali i parëlindur i Davidit; lindi në Hebron nga jezrelitja Ahinoami.​—2Sa 3:2; 1Kr 3:1.

Amnoni u marros pas Tamarës së bukur, motrës së Absalomit, sa u dogj nga dashuria. Ai bëri si e këshilloi kushëriri i tij, Jehonadabi; u shtir si i sëmurë dhe e bindi mbretin David t’ia dërgonte Tamarën në shtëpi që t’i bënte «bukë ngushëllimi» para syve. Pastaj e përdhunoi gjysmëmotrën e tij, sado që ajo iu përgjërua dhe u mundua të arsyetonte me të që të mos ia bënte këtë të keqe. Rasti i tij tregon deri në ç’pikë mund të jetë egoiste dashuria erotike, sepse, pasi kënaqi dëshirën e tij, Amnoni e nxori Tamarën në rrugë si një njeri që i ngjallte neveri, dhe vetëm prania e saj me siguri e bënte të ndihej i ndotur.​—2Sa 13:1-19.

Absalomi, vëlla i një barku me Tamarën, e urrente Amnonin për atë që bëri dhe, dy vjet më vonë, në festën e organizuar për qethjen e deleve, urdhëroi shërbëtorët e tij që ta vritnin kur ‘të vinte në qejf nga vera’. (2Sa 13:20-29) Përderisa Amnonit, djalit më të madh të Davidit, i takonte të trashëgonte fronin, Absalomi mund ta ketë dëshiruar vdekjen e tij, pasi kjo ia rriste mundësitë për të fituar fronin. Me këtë ngjarje filloi të përmbushej profecia që shpalli Natani pas kurorëshkeljes së Davidit me gruan e Uriahut.​—2Sa 12:10; shih ABSALOMI.

2. Një nga katër bijtë e Shimonit nga fisi i Judës; ai renditet i pari.​—1Kr 4:1, 20.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo