BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Amonimët”
  • Amonimët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Amonimët
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Meunimët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Amonitët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Zizi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Amonitët: një popull që e shpërbleu dashamirësinë me armiqësi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Amonimët”

AMONIMËT

[popujt].

Te 2 Kronikave 20:1, teksti masoretik thotë se disa prej «amonimëve [heb., ʽammohním]» u bashkuan me bijtë e Moabit dhe me bijtë e Amonit për të luftuar kundër Jehozafatit, mbretit të Judës. Përkthimi Diodati i Ri shton fjalën «të tjerë» dhe vargu thotë «bijtë e Moabit, bijtë e Amonit dhe të tjerë me ta së bashku me Amonitët». Kurse versione të tjera e përkthejnë këtë shprehje «disa nga amonitët» (MR, JP, Dy), ndonëse kjo duket e palogjikshme, meqë amonitët përmenden tashmë brenda vargut. Sipas përkthimit Biblia Hebraica Stuttgartensia (shën.) dhe shumicës së përkthimeve të sotme (Ro, Mo, AT, RS, JB), bëhet fjalë për meunimët e 2 Kronikave 26:7. Kjo mbështetet në hamendjen se, si pasojë e një gabimi gjatë kopjimit, dy bashkëtingëlloret e para (מע) të fjalës hebraike meʽuním u këmbyen me njëra-tjetrën, e kështu doli fjala ʽammohním. Lidhja me meunimët mund të ketë për bazë faktin që më tej në historinë e luftës kundër Jehozafatit tregohet se me forcat ushtarake të amonitëve dhe moabitëve u bashkuan bijtë e «rajonit malor të Seirit» (në vend të «amonimëve»). (2Kr 20:10, 22, 23) Për të përkthyer këtë term hebraik te 2 Kronikave 20:1, përkthyesit e Septuagintës përdorën po atë fjalë greke (minaíon) që përdorën në vargjet për meunimët, duke treguar kështu se mendonin që bëhej fjalë për të njëjtin popull.​—Shih MEUNIMËT.

Sidoqoftë, përderisa kjo çështje mbetet e mjegullt, disa përkthime, si ai i Isak Liserit dhe Përkthimi Bota e Re, parapëlqejnë që thjesht ta transliterojnë këtë term, duke iu përmbajtur kështu tekstit masoretik.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo