BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Akijahu”
  • Akijahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Akijahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Mbretëria ndahet
    Libri im i tregimeve biblike
  • Jeroboami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Shisha
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Elihorefi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Akijahu”

AKIJAHU

[Jehovai është vëllai (im)].

1. Djali i Jerahmelit që përmendet i pesti; nga fisi i Judës.​—1Kr 2:25.

2. Kreu i një familjeje në fisin e Beniaminit. (1Kr 8:6, 7) Disa mendojnë se ai ishte Ahoahu që përmendet në vargun 4.

3. Bir i Ahitubit dhe stërnip i Eliut. Shërbeu si kryeprift në Shiloh kur mbret ishte Sauli. (1Sa 14:3, 18) Disa mendojnë se ishte vëlla i Ahimelekut ose vetë Ahimeleku, nëse në emrin e tij ‘jah’ zëvendësohet me ‘melek’.​—1Sa 22:9.

4. Një nga burrat e fuqishëm në ushtrinë e Davidit; pelonit.​—1Kr 11:36.

5. Levit, përgjegjës për thesarin e shtëpisë së Jehovait gjatë mbretërimit të Davidit.​—1Kr 26:20.

6. Bir i Shishës. Ai dhe vëllai i tij, Elihorefi, ishin sekretarë në oborrin e Solomonit.​—1Mb 4:2, 3.

7. Profet i Jehovait që banonte në Shiloh dhe paratha ndarjen e mbretërisë së Solomonit. Pasi grisi në 12 pjesë rrobën e re që kishte veshur, Akijahu i dha 10 pjesë Jeroboamit, duke i premtuar se, nëse qëndronte besnik, Jehovai do t’i ndërtonte «një shtëpi të qëndrueshme». (1Mb 11:29-39; 12:15; 2Kr 10:15) Pas disa vitesh keqqeverisjeje, Jeroboami dërgoi të shoqen të pyeste Akijahun për sëmundjen e djalit të tij. Profeti, tanimë i plakur dhe i verbër, paratha se djali do të vdiste shpejt dhe se Jehovai ‘do ta fshinte shtëpinë e Jeroboamit, ashtu si fshihen bajgat’. (1Mb 14:2-18; 15:29) ‘Profecia e Akijahut’, një ndër dokumentet që flasin edhe për mbretërinë e Solomonit, mbijetoi deri në kohën kur Ezdra përpiloi Kronikat.​—2Kr 9:29.

8. I ati i Baashës që komplotoi kundër Nadabit dhe e shpalli veten mbret të Izraelit; nga fisi i Isakarit.​—1Mb 15:27, 33; 2Mb 9:9.

9. Një nga 44 krerët e popullit, pasardhësi i të cilit, në mos ai vetë, vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’ të bërë nga Nehemia për të ecur sipas ligjeve të Jehovait.​—Ne 10:26; 9:38.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo