BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Adumimi”
  • Adumimi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Adumimi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Geliloti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jerikoja
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beth-Arabahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Adumimi”

ADUMIMI

[nga rrënja e fjalës që do të thotë «i kuq»; ndoshta: shkëmbinj të kuq].

E përpjeta e Adumimit është një shteg i rrëpirët afro 12 km në lindje-verilindje të Jerusalemit dhe në mesin e rrugës nga Jerikoja në Jerusalem. Nga lugina e Jordanit të nxjerr në rajonin malor të Judës. Që nga lashtësia deri më sot, rruga mes këtyre dy qyteteve ka kaluar nga kjo qafë mali. Megjithatë, në Bibël përmendet thjesht si shenjë kufiri mes territorit të Judës dhe atij të Beniaminit.​—Js 15:7; 18:17.

Në arabisht, kjo qafë quhet Talʽat-ed-Dam (që do të thotë «E Përpjeta e Gjakut») dhe në hebraisht Maʽale Adumim (që do të thotë «E Përpjeta e Adumimit»). Disa shkrimtarë të lashtë pohojnë se emri e ka origjinën nga gjaku që derdhnin hajdutët dhe kusarët e rrugëve, por shpjegimi më i mundshëm është ngjyra e kuqërreme që merrte trualli nga mineralet e hekurit. Kjo ka qenë gjithmonë rrugë e rrezikshme pasi kalon në një rajon të shkretë ku hajdutët bënin kërdinë. Kështu, që nga lashtësia, atje kishte një fortesë për të mbrojtur udhëtarët. Ja pse është hedhur ideja se ai ishte vendi ku sulmuan udhëtarin ‘që po zbriste për në Jeriko’, i përmendur nga Jezui në ilustrimin për samaritanin e mirë.​—Lu 10:30-37.

‘Lugina e përroit’ e përmendur te Josiu 15:7, në jug të së cilës ndodhej e përpjeta e Adumimit, me sa duket është Vadi-el-Kilti, që shtrihet pak a shumë paralel me rrugën dhe kalon tamam në jug të Jerikosë, para se të derdhet në lumin Jordan.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo