BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Adrieli”
  • Adrieli

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Adrieli
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Meraba
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Mikala
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Meholatiti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Një mësim për krenarinë dhe përulësinë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Adrieli”

ADRIELI

Bir i Barzilait, nga qyteti i Abel-Meholahut.

Adrielit i dhanë për grua Merabën, vajzën e madhe të Saulit, ndonëse në fillim ajo i ishte premtuar Davidit. (1Sa 18:17-19) Më vonë, të pesë bijtë e Adrielit ua dorëzuan gibeonitëve që t’i vritnin si shlyerje për të keqen që ishte orvatur t’u bënte Sauli. (2Sa 21:8, 9) Në këtë tregim, si nëna e pesë bijve të Adrielit përmendet Mikala dhe jo Meraba. Meqenëse Mikala vdiq pa lënë fëmijë (2Sa 6:23) dhe asgjëkundi nuk thuhet se ishte gruaja e Adrielit, disa përkthyes janë të mendimit se bëhet fjalë për një gabim kopjimi. Megjithatë, pothuaj të gjitha dorëshkrimet hebraike përdorin emrin e Mikalës dhe shpjegimi tradicional është që Meraba, motra e madhe e Mikalës, vdiq pak pasi i lindi Adrielit pesë djemtë dhe pas vdekjes së saj, Mikala mori përsipër rritjen e pesë djemve të së motrës; ja pse flitet sikur ata të ishin bijtë e Mikalës. Përkthimi i Isak Liserit thotë te 2 Samuelit 21:8: «Dhe pesë bijtë që Mikala, bija e Saulit, i rriti Adrielit.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo