BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Adrameleku”
  • Adrameleku

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Adrameleku
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Sharezeri
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Sefarvaimët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ararati
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Senakeribi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Adrameleku”

ADRAMELEKU

1. Një nga djemtë e mbretit asirian, Senakeribit. Adrameleku dhe vëllai i tij, Sharezeri, vranë atin e tyre kur ai po adhuronte në shtëpinë e Nisrokut, perëndisë së tij, në Ninevi. Pastaj ia mbathën në vendin e Araratit, me sa duket Armenia e lashtë, në rajonin malor që gjendet në perëndim të atij që sot njihet si deti Kaspik. (2Mb 19:35-37; Is 37:36-38) Esar-Hadoni, një bir tjetër i Senakeribit, tregon në një mbishkrim se ai zuri vendin e të atit, luftoi kundër ushtrive të vrasësve të të atit dhe i mundi në Hanigalbat, në atë rajon.

2. Një perëndi që e adhuronin sefarvaimët, një nga popujt e nënshtruar që mbreti i Asirisë i shpërnguli në territorin e Samarisë, pasi çoi në mërgim izraelitët e mbretërisë dhjetëfisëshe. Sefarvaimët i flijonin bijtë e tyre në zjarr për Adramelekun dhe Anamelekun.—2Mb 17:22-24, 31, 33.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo