KËNGA 162
I etur për ty!
1. Zemra që pyesin ‘përse’,
ti, At’, krijove për ne.
Vure në to përjetësi,
etje për drejtësi.
Ësht’ fjala jote plot drit’,
terrin e mendjes e shndrit.
Shpirtin shëron çdo fjal’ nga ti,
jep shpres’ e lumturi!
(REFRENI)
Për ty këndoj, Ati im,
ti më jep jet’, jet’ me kuptim.
Te ti mbështetem pa frik’,
ti je gjithnjë aty!
Jam i etur, At’,
i etur për ty!
2. Ulem me Biblën, nën zë,
fjalët në zemër i vë.
Digjem në shpirt; marr me dëshir’
krah’ të shtegtoj i lir’.
E për ata që s’dëgjojn’,
lutem një dit’ të kuptojn’.
Si un’ të gjejn’ shpres’ të vërtet’,
udhën që çon në jet’!
(REFRENI)
Për ty këndoj, Ati im,
ti më jep jet’, jet’ me kuptim.
Te ti mbështetem pa frik’,
ti je gjithnjë aty!
Jam i etur, At’,
i etur për ty!
Për ty këndoj, Ati im,
ti më jep jet’, jet’ me kuptim.
Te ti mbështetem pa frik’,
ti je gjithnjë aty!
Jam i etur, At’,
i etur për ty!
Për ty këndoj, Ati im,
ti më jep jet’, jet’ me kuptim.
Te ti mbështetem pa frik’,
ti je gjithnjë aty!
Jam i etur, At’,
i etur për ty!
(Shih edhe Psal. 1:1, 2; 112:1; 119:97; Isa. 40:8; Mat. 5:6; 16:24; 2 Tim. 4:4)