Si të nxjerrësh sa më shumë dobi nga ky kurs për studimin e Biblës
Si fillim shqyrto përmbledhjen dhe më pas shih VIDEON.
PJESA E PARË
Që të përgatitesh për secilin mësim, lexo pjesën e parë. Pyetjet me shkronja të theksuara (A) dhe shkrimet (B) nxjerrin në pah pikat kryesore. Ki parasysh se për disa shkrime thuhet «lexo».
PJESA E DYTË
Në fjalitë e para të pjesës (C) Shqyrto më tej përmblidhen idetë që do të shpjegohen. Nëntemat (Ç) tregojnë pikat kryesore që do të diskutohen.
Kutitë VIDEO ju drejtojnë tek materialet audio dhe video të cilat plotësojnë tekstin. Disa video paraqesin ngjarje që kanë ndodhur, ndërsa të tjera, situata që mund të ndodhin në jetë.
Bashkë me mësuesin, lexoni shkrimet, diskutoni pyetjet, shihni videot dhe shqyrtoni figurat e diçiturat (D). Mendo çfarë do t’i thoshe dikujt që shpreh të njëjtin mendim si te Disa thonë (DH).
PJESA E TRETË
Mësimi mbyllet me nëntemat Përmbledhje dhe Si do të përgjigjeshe? (E). Shkruaj datën kur mbaron mësimin. Provo këtë (Ë) përmban ide praktike si ta zbatosh atë që ke mësuar. Tek Eksploro (F) mund të shohësh ose të lexosh materiale shtesë.
Si t’i gjesh vargjet në Bibël
Bibla përmban 66 libra më të vegjël. Ajo ndahet në dy pjesë: Shkrimet Hebraiko-Aramaike («Besëlidhja e Vjetër») dhe Shkrimet e Krishtere Greke («Besëlidhja e Re»).
Kur gjatë kursit citohet një shkrim, në fillim përmendet titulli i librit të Biblës (A), pastaj kapitulli (B) dhe në fund vargu ose vargjet (C).
Për shembull, Gjoni 17:3 i referohet librit të Gjonit, kapitulli 17, vargu 3.