KËNGA 91
Ndërtesa e dashurisë
1. At’ i shtrenjt’ Jehova,
sa emocione kemi sot!
Gjith’ ndjenjat që provon zemra jon’,
fjalët s’e thon’ dot.
Me dashuri dham’ gjithçka,
bekimi yt na dha sukses.
Dhe ja, plot bukuri, hijeshi,
ngrihet kjo ndërtes’!
(REFRENI)
Faleminderit At’ i dashur,
që e bekove mundin ton’.
Ky vend i çmuar adhurimi të sjellt’ lavdi,
që nga tani e përgjithmon’!
2. Sa miq të mir’ na rrethojn’,
mori kujtimesh, nostalgji,
do t’jen’ në mendjen ton’, zemrën ton’,
në përjetësi.
Ti na dhe forc’, Jehova,
ne mund e djers’ dham’ me dëshir’.
Çdo gjë e bëm’ për ty, veç për ty,
Ati yn’ i mir’!
(REFRENI)
Faleminderit At’ i dashur,
që e bekove mundin ton’.
Ky vend i çmuar adhurimi të sjellt’ lavdi,
që nga tani e përgjithmon’!
(Shih edhe Psal. 116:1; 147:1; Rom. 15:6.)