KËNGA 58
Kërkojmë miqtë e paqes
1. Për miqt’ e paqes, Krishti kish merak.
Për ta u lodh; në shi e vap’
kërkoi, nuk u ndal aspak.
Zemrat mjekoi me aq shum’ kujdes;
me Fjalën e Jehovait,
njer’zve u dha shpres’.
Ky shembull na sjell frymëzim,
ndaj predikojm’ sot pa pushim,
le ta dëgjoj’ gjith’ bota lajmin e mir’!
(REFRENI)
Me dashuri,
kërkojm’ çdo zemër që po vuan.
Do të bëjm’ çmos
të gjejm’ ata që paqen duan.
S’ka forc’ në bot’
që të na ndal’!
2. Miliona njerëz digjen për liri,
pa humbur koh’, kërkojm’ t’i gjejm’,
për ne i shtrenjt’ ësht’ çdo njeri.
Zemrat që vuajn’, luten për shërim,
që t’i ndihmojm’ e t’u rrim’ pran’,
rendim me gëzim.
Kur gjejm’ dikë që na dëgjon,
s’përmbahet lumturia jon’,
na motivon kjo që të mos heqim dor’!
(REFRENI)
Me dashuri,
kërkojm’ çdo zemër që po vuan.
Do të bëjm’ çmos
të gjejm’ ata që paqen duan.
S’ka forc’ në bot’
që të na ndal’!
(Shih edhe Isa. 52:7; Mat. 28:19, 20; Luka 8:1; Rom. 10:10.)