KËNGA 25
Prona e veçantë e Jehovait
1. Sot nga gjith’ njerëzimi,
ësht’ zgjedhur një komb i shenjt’.
I veçant’ ësht’ për Atin;
prona e tij e shtrenjt’.
(REFRENI)
Të vyer, të çmuar,
komb i shenjt’ për emrin tënd!
Të duan me zemër,
lavdi po të thurin an’ e kënd.
2. Kthetrat e errësirës,
mbi ta nuk kan’ më fuqi.
Jan’ në drit’ të shkëlqyer
që buron, At’, nga ti.
(REFRENI)
Të vyer, të çmuar,
komb i shenjt’ për emrin tënd!
Të duan me zemër,
lavdi po të thurin an’ e kënd.
3. Krishtin, besnik’ e ndjekin,
të bindur jan’ në çdo gjë.
Bashk’ me «delet e tjera»,
predikojn’ me një zë.
(REFRENI)
Të vyer, të çmuar,
komb i shenjt’ për emrin tënd!
Të duan me zemër,
lavdi po të thurin an’ e kënd.
(Shih edhe Isa. 43:20b, 21; Mal. 3:17; Kolos. 1:13.)